Aktualitet

Mund të jetë vrarë, çfarë i ka ndodhur biznesmenit turk që braktisi jahtin luksoz në ujërat shqiptare

  • Gjendet i braktisur jahti luksoz në Shëngjin, në bord dy pasaporta turke, mister fati i biznesmenit turk
  • Mësohet se Yavuz mund të jetë vrarë ose mbytur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që jahti luksoz u braktis me motor të ndezur në det të hapur. Gjithsesi hetimet për këtë çështje vijojnë ende.
    Featured image of article: Mund të jetë vrarë, çfarë i ka ndodhur biznesmenit turk që braktisi jahtin luksoz në ujërat shqiptare Jahti i braktisur
    Përditësuar:

    TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me biznesmenin turk, Sevgin Yavuz, jahti i të cilit u gjet i braktisur ditën e sotme në ujërat shqiptare.

    Mësohet se Yavuz mund të jetë vrarë ose mbytur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që jahti luksoz u braktis me motor të ndezur në det të hapur. Gjithsesi hetimet për këtë çështje vijojnë ende.

    53-vjeçari është një biznesmen mjaft i famshëm në Turqi dhe së fundmi kishte ardhur për pushime në bregdetin shqiptar. Më parë ai kishte qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Jahti luksoz u gjet i braktisur një ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment