Rajoni

Mund të jetë dita e fundit si Kryeministër, Kurti vijon punën dhe shkarkon një tjetër bord

Qeveria në detyrë ka firmosur shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica” dhe ka emëruar Bordin e ri, por emrat e rinj nuk janë bërë publik,
Featured image of article: Mund të jetë dita e fundit si Kryeministër, Kurti vijon punën dhe shkarkon një tjetër bord Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës

KOSOVË- Albin Kurti ka firmosur sot shkarkimin e një tjetër bordi publik në Kosovë. Me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria në detyrë ka firmosur shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica” dhe ka emëruar Bordin e ri, por emrat e rinj nuk janë bërë publik,

Shkarkimi i këtij bordi vjen në vijim të shkarkimeve që ka bërë qeveria e Albin Kurtit, pasi është shprehur se punonjësit e mëparshëm kanë abuzuar me detyrat e tyre.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se qeveria sot ka marrë vendimin për të dhënë nga 30 mijë euro për familjet e minatorëve që humbën jetën të martën në Minierën e Novobërdës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë kjo mund të jetë dhe dita e fundit e qeverisë Kurtit, pasi Kuvendi do të mblidhet në orën 11:00 për të votuar qeverinë e re.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment