Showbiz

“Mund të jem në Tv Klan…”, Albana Osmani jep detaje për rikthimin në ekran: Dola nga dera shtëpisë drejt e në rrugë, dyert i kam pasur të hapura…

FOTO
Albana Osmani ka sqaruar rikthimin e saj në ekran, duke treguar se ende se ka vendosur cilën logo do të përfaqësojë.
Featured image of article: “Mund të jem në Tv Klan…”, Albana Osmani jep detaje për rikthimin në ekran: Dola nga dera shtëpisë drejt e në rrugë, dyert i kam pasur të hapura… Moderatorja, Albana Osmani.

TIRANË- Moderatorja Albana Osmani, ka ardhur me një tjetër reagim, pas deklaratës së saj në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Ajo ka treguar që patjetër do të rikthehet në ekran, dhe nuk përjashtohet as Top Channel.

Moderatorja ka treguar se ende nuk e ka vendosur nën cilën logo do të rikthehet, por do të mendohet mirë, dhe të vlerësojë të gjitha ospionet, duke theksuar se dyert i ka pasur gjithnjë të hapura, por ka qenë zgjedhja e saj për të qëndruar larg ekranit.

Postimi i Albana Osmanit.

REAGIMI

“Padyshim do kthehem në ekran, është puna ime e parë në jetë, pas studimeve. Mund të jemë shumë pranë, pas pyetjes në cilin ekran, për mua do të thotë ajo që keni dëgjuar, shumë pranë. Pa përmendur aspak emrin e një ekrani. Madje as TCH.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do jem shumë pranë për mua do të thotë kudo ku do jem unë së pari plotësisht e lumtur. Pranë të bërit televizion për njerëzit mbi çdo arsye dhe argëtimin dhe edukimin e tyre. Mund të jem në Tv Klan, mund të jem në Vizion, mund të jem aty ku nuk ua pret mendja fare, brenda dhe jashtë kufinjve!

Dyert i kam gjetur të hapura, ka qenë zgjedhja ime të kuptoja çfarë kërkoja pasi dola nga dera e shtëpisë drejt e në rrugë, që duhet ta zgjedh. Të kalojë kjo kohë e vështirë me Covid-19 dhe do të shihemi, kjo është e sigurtë! Self-made people nuk e kanë të lehtë asnjëherë rrugën. Do të kthehem por nën cilën logo ende se kam vendos, se do zgjedh lumtur! Të zgjedhësh lumtur do të thotë ‘të gjitha bashkë”! Tashtiii shëndeti, të kalojë Covid-19 së paro, të tjerat rregullohen,”– shkruan Albana Osmani në rrjete sociale.

Postimi i Albana Osmanit.

R.L/Dosja.al

Shto Koment