Aktualitet

Mund të ecim në park dhe të infektohemi? Doktor Jorgji habit të ftuarit: Nuk i vura këmbë virusit, përhapet përmes ajrit…Troci dhe Sulçebe kundërshtojnë: Jo nëse s’kemi askënd me Covid-19 rreth nesh

I ftuar në “Open”, teksa bëri këtë deklaratë, Jorgji habiti të ftuarit dhe u pyet nëse infektohesh po të bësh një shëtitje në park.
Featured image of article: Mund të ecim në park dhe të infektohemi? Doktor Jorgji habit të ftuarit: Nuk i vura këmbë virusit, përhapet përmes ajrit…Troci dhe Sulçebe kundërshtojnë: Jo nëse s’kemi askënd me Covid-19 rreth nesh

TIRANË– Mjeku Ardian Jorgji ka deklaruar se fakti që Covid-19 përhapet përmes ajrit, mund të na bëjë të dalim në përfundimin se edhe në Shqipëri të ketë ardhur mutacioni briatnik.

I ftuar në “Open”, teksa bëri këtë deklaratë, Jorgji habiti të ftuarit dhe u pyet nëse infektohesh po të bësh një shëtitje në park.

Genc Sulçebe dhe Albert Troci e mohuan këtë gjë duke shtuar se nuk mund të ndodhë diçka e tillë nëse rreth nesh nuk kemi asnjë person të infektuar.

Pjesë nga biseda:

Ardian Jorgji: Virusi u zbulua në Kinë, dhe në fakt u akuzua njeriu. Por përhapet përmes ajrit dhe për këtë arsye u bë përhapje shumë e shpejtë.

Eni Vasili: Doktor, ju lutem na e sqaroni këtë sepse është e çuditshme…mund të ecim në park dhe tëe infektohemi?

Ardian Jorgji: Përhapet përmes ajrit…pse po çuditemi, këtë nuk e konsideron dot askush

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sulçebe: Përmes ajrit, por jo kur nuk kemi asnjë person të infektuar rreth nesh

Ardian Jorgji: Përmes ajrit pra, përmes ajrit

Eni Vasili: Jo, duhet sqaruar sepse tingëllon pak ndryshe kjo tani

Ardian Jorgji: Unë nuk i vura këmbë virusit jo

Albert Troci: Duhet sqaruar, nuk mund të ndodhë nëse rreth nesh nuk ka asnjë të infektuar

(f.m/dosja.al)

Shto Koment