Rajoni

Mund ta paralizojë koronavirusin! Italia ka pothuajse gati neutralizantin e Covid-19, ishte nisur për SARS

Pra ky lloj antitrupi ndalon veprimin e covid-19. Të njëjtat medie shkruajnë se kërkimi është publikuar në grupi i universitetit holandez të utrecht i udhëhequr nga chunyan ëang, "biorxiv”. Gjithsesi ky ilaç do të duhet që të presë edhe disa muaj për të dalë në treg.
Featured image of article: Mund ta paralizojë koronavirusin! Italia ka pothuajse gati neutralizantin e Covid-19, ishte nisur për SARS Foto Ilustruese

ITALI– Italia ka tashmë pothuajse gati ilaçin e parë për neutralizimin e covid-19, të njohur ndryshe si koronavirusi.  Mediat vendase shkruajnë se tashmë është zhvilluar një ilaç i specializuar për t’iu kundërpërgjigjur koronavirusit. Bëhet fjalë për një antirup monoclonal, i specializuar për të ndaluar lidhjen e koronavirusit me qelizat në trupin e njeriut.

Pra ky lloj antitrupi ndalon veprimin e covid-19. Të njëjtat medie shkruajnë se kërkimi është publikuar në grupi i universitetit holandez të utrecht i udhëhequr nga chunyan ëang, “biorxiv”. Gjithsesi ky ilaç do të duhet që të presë edhe disa muaj për të dalë në treg.

Në fakt kërkuesit ishin nisur për të prodhuar një antitrup që parandalonte sars, por ajo që u vu re ishte ngjashmëria mes viruseve, gjë që i shtyu që ta përshpjetonin procesin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global janë regjistruar 5032 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment