Politike

“Mund ta mbash gjallë median me paratë e 7%”, Blushi i nxjerr Veliajt foton kur përkulej para Metës 

FOTO
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi blushi është futur në mes të debatit mes kreut të shtetit dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka publikuar një foto, ku kryebashkiaku Erion Veliaj, përkulet para Metës dhe i jep dorën.
Featured image of article: “Mund ta mbash gjallë median me paratë e 7%”, Blushi i nxjerr Veliajt foton kur përkulej para Metës  Tedi Blushi

TIRANË -Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar së fundmi në lidhje me debatin mes kreut të shtetit dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për një media transparente. Blushi ka publikuar një foto në Facebook, ku Veliaj përkulet dhe i shtrëngon dorën Metës, gjatë një ceremonie.

Krahas fotos, ai shkruan, se Veliaj nuk vlen më as si gjethe fiku për “tërmetet” e Bablokut.

Gjynah që Lali Fiku nuk vlen më as si gjethe Fiku për “tërmetet” e Bablokut!“, shkruan Blushi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Blushi

Presidenti Ilir Meta denoncoi ditën e sotme shantazhin ndaj gazetarëve, duke marrë shkas nga publikimi i mesazheve mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pronarit të “Orë Neës”, Ylli Ndroqi. Meta u bëri thirrje gazetarëve, që të denoncojnë shantazhet dhe kërcënimet, ndërsa paralajmëroi krijimin e një media të re kombëtare. Sipas Metës, kjo media do të ketë pjesë të bordit, gazetarë kurajozë të kërcënuar dhe lënë pë punë nga regjimi.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment