Aktualitet

Muhamet Rrumbullaku del para KJV-së, diskutohet fotoja e kreut të SHÇBA-së me Arben Frrokun: Ndodhi tre vite para se të vritej Lamaj, ishte një rastësi

Por, sipas KJV-së, ajo foto ka qenë një rastësi dhe nuk tregon asgjë në lidhje me shoqërimin e Rrumbullakut me persona të inkriminuar.
Featured image of article: Muhamet Rrumbullaku del para KJV-së, diskutohet fotoja e kreut të SHÇBA-së me Arben Frrokun: Ndodhi tre vite para se të vritej Lamaj, ishte një rastësi Muhamet Rrumbullaku dhe dreka me Arben Frrokun

TIRANË– Drejtuesi i SHCBA-së, Muhamet Rrumbullaku, ka dalë sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimti, ku dhe ka kaluar provën për pastërtinë e figurës.

Një prej detajeve për të cilat u pyet Rrumbullaku është edhe fotija ku ai shihet duke drekuar me Arben Frrokun, të dënuarin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto”, në vitin 2014.

Por, sipas KJV-së, ajo foto ka qenë një rastësi dhe nuk tregon asgjë në lidhje me shoqërimin e Rrumbullakut me persona të inkriminuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Për foton, ka thënë se e kanë hedhur në Facebook me 24 prill 2011. Vrasja e kryekomisarit ka ndodhur në 2014. Ai ka qenë me koleget dhe ka qëndruar për një kohë të shkurtër në tavolinë. Komisioni, ka hetuar duke kërkuar informacione dhe SPAK, Porkuroria e Përgjithshme, Gjykata e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë sjellë të dhëna, ku komisioni arriti në konkluzion se takimi ka qenë rastësor. Ka qenë me kolegët, dhe më pas kanë ardhur shtetasit e tjerë që ka qëndruar me ta disa minuta. KJV konstaton se ka pasur takim rastësor më dt 7.5.2011. Nuk rezulton që shtetasi me të cilin është takuar të jetë dënuar para kësaj date. Kontakti nuk mund të vlerësohet si kompromentues pasi ngjarja ka ndodhur disa kohë pas takimit. Shtetasi T.V ka publikuar foton dhe nuk rezulton që Rrumbullaku të ketë marrëdhënie që e përfshijnë në ngjarje kriminale,”- u shpreh relatorja Ujkani.

Arben Frroku me rreth blu dhe Rrumbullaku, me rreth të kuq

Fotoja është shkrepur në vitin 2011, tre vite para se të ndodhte vrasje dhe kjo gjë nuk e implikon kreun e SHÇBA-së. Rrumbullaku iu nënshtrua dhe shtyllës së hetimit për pasurinë, në të cilën rezultoi i pastër gjithashtu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment