Sport

Muçi, ngërci bardheblu i rinovimeve…

Nga zërat e merkatos kanë qarkulluar shifra rreth 300.000 euro për vlerën e Muçit, por Tirana arriti të përfitojë disa para nga pjesëmarrja në kupat e Europës dhe nuk është më në atë emergjencën financiare
Featured image of article: Muçi, ngërci bardheblu i rinovimeve…
Përditësuar:

TIRANE – Ernest Muçi është një ndër lojtarët më të talentuar, që u aktivizua vitin e shkuar shumë pak te skuadra bardheblu. Pavarësisht akvitizimit të pakët, për të duket se kanë qenë edhe kërkesat më të mëdha nga jashtë. Për këtë arsye, edhe klubi i Tiranë, deri tani nuk ka arritur gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të zgjatur kontratën, e cila i skadon sulmuesit të ri dhe të talentuar në fund të sezonit të ardhshëm.

Në kushte të tilla, Muçi mund të fillojë negociatat me këdo skuadër, pa u penguar nga klubi, dhe në fund të sezonit të largohet me parametra zero, duke dëshmuar kështu problematikën e keqmenaxhimin, që vërehet prej kohësh te Tirana.

Gjetja e një gjuhe të përbashkët me menaxherin e Ernest Muçit dhe me vetë lojtarin, ka kohë që duket e vështirë. Nëse elementët e tjerë të rinj që shkëlqyen vitin e shkuar si Çelhaka, apo Ismailgeci, kanë rinovuar, Muçi mbetet pezull. E vetmja gjë që ka në dorë Tirana për t’i ushtruar presion për rinovimin, është kërënimi me qëndrimin në stol, ashtu si bëri Partizani me Malën, por që në fund humbi edhe klubi, jo vetëm lojtari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë rast Tirana mund të humbasë shumë më shumë, përveçse shërbimeve të një talenti të ri si Ernest Muçi, por edhe një shumë të konsiderueshme parash. Nga zërat e merkatos kanë qarkulluar shifra rreth 300.000 euro për vlerën e Muçit, por duke qenë se Tirana arriti të përfitojë disa para nga pjesëmarrja në kupat e Europës, duket se nuk është më në atë emergjencën madhore për ato para.

Por për të përfituar më shumë nga shitja e Muçit, fillimisht duhet arritur rinovimi i kontratës dhe më pas, me aktivizimin më të shumtë të Ernest Muçt në sezonin e ri, vlera e sulmuesit të paktën mund të dyfishohet.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment