Aktualitet

“Mua dhe Lolën na pushuan, e prekëm fundin”/ Zbardhen mesazhet në ‘What’sApp”, si nisi komunikimi mes kontrollorëve, Muhin Mezini i çoi “kopje” kolegut: E mira është që…

Muhin Mezini ka komunikuar me Flora Ndrecën, dhe me një koleg të quajtur Ezi, i cili i ka dërguar një kopje të formularit të tij, duke i kërkuar edhe këshilla për plotësimin e tij në mënyrë korrekte me ligjin.
Featured image of article: “Mua dhe Lolën na pushuan, e prekëm fundin”/ Zbardhen mesazhet në ‘What’sApp”, si nisi komunikimi mes kontrollorëve, Muhin Mezini i çoi “kopje” kolegut: E mira është që… Foto nga Rinasi dhe dokumentet

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur të plotë procesverbalin për arrestimin e kontrollorit Muhin Mezini nga Policia paraditen e sotme. Në fletën e përpiluar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, sqarohet se OPGJ-të kanë kontrolluar me detaje telefonin e përgjegjësit të kontrollorëve, ku edhe janë gjetur mesazhe që provojnë planifikimin e plotësimit të formularit. Në “What’sApp”, Mezini ka komunikuar me Flora Ndrecën, dhe me një koleg të quajtur Ezi, i cili i ka dërguar një kopje të formularit të tij, duke i kërkuar edhe këshilla për plotësimin e tij në mënyrë korrekte me ligjin. Ndërkohë që edhe tre kolegë të tjerë kanë pranuar se ishte Mezini organizatori i tyre. Mirëpo ky i fundit ka mohuar gjithçka duke u shprehur se: Kundërshtoj pretendimet e ngritura.

PROCESVERBALI I PLOTË:

Me iniciativën e Policisë për shkak të gjendjes së ngutshme, sepse ai ka rrezik ikjeje dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal. Më datë 07.04.2021, në sekretarinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë është depozituar materiali kallëzues i dërguar nga Shoqëria Albcontroll me anë të të iclës janë kallëzuar penalisht Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga, si të dyshuar të kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”. Nga tërësia e hetimeve të kryera, si kqyrja e apararatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit “What’s APP” me shtetasin Gersi Spaho, të cilit me datë 6 prill 2021, ora 21″12 i shkruan se “mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin? Në datë 6 prill 2021 Muhin Mezini i ka dërguar Olsi Petrit nëpërmjet aplikacionit “What’s App” foto të formularit të paaftësië së parakohshme të plotësuar në emrin e tij, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur: Në 12 aty jam. Në datë 6 prill, Muhin Mezini i ka dërguar kontraktit të regjistruar me emrin Ezi, fotot të formularit të aftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet “e mira është të shkruash më shkurt.” Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim del se Mezini e orienton Ezin për mëmyrën e përpilimit të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emrin e tij. Ndikimi i Muhin Mezinit me detyrë mbikqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror provohet edhe nga deklarimet e Emiljano Majani, Erion Alibali dhe Erjan Kristafi. Gjithashtu nga deklarimet provohet se Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre pë rtë plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshe për punë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment