Showbiz

“Mu morr fryma dhe u rritën rrahjet e zemrës”/ Ermal Fejzullahu tregon momentin e vështirë: Më çuan me urgjencë në spital, zbulova që vuaja nga…

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu tregoi se në atë moment kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor, por që vetëm pas gjashtë muajsh kontrolle dhe ekzaminime, ishte vërtetuar se ai ka përjetuar sulme të panikut.
Featured image of article: “Mu morr fryma dhe u rritën rrahjet e zemrës”/ Ermal Fejzullahu tregon momentin e vështirë: Më çuan me urgjencë në spital, zbulova që vuaja nga… Ermal Fejzullahu

PRISHTINË– Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu në një intervistë për emisionin
“Prive” ka kujtuar një ndodhi të frikshme që i kishte ndodhur në vitin 2015. Gjithçka kishte ndodhur gjatë një koncerti, para së cilit, Ermali kishte nisur të këndonte por të rrahurat e tij të zemrës u shpejtuan aq sa ai u detyrua të thërrasë djemtë e restorantit, për ta ndihmuar që ta dërgojnë në spital.

Ermali tregoi se në atë moment kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor, por që vetëm pas gjashtë muajsh kontrolle dhe ekzaminime, ishte vërtetuar se ai ka përjetuar sulme të panikut.

“Do këndoja në një dasmë në Prishtinë. Gjithë ditën ndihesha shumë keq. Para se me dal në skenë, mu duk sikur mora sulm në zemër, mu mor fryma dhe fillova të kem rrahje shumë të shpejta të zemrës. Nuk e kisha prej emocionit. I thashë një djali që punonte aty që nuk isha mirë. Më dërguan shpejt në spital dhe pasi mora mjekim u riktheva në dasmë se dasma bëhet një herë në jetë. Pas gjashtë muajsh kuptova që kisha pasur sulm paniku. Fillova të merrem me veten, me e qetësu veten, duke i marrë gjërat shtruar,”- tregoi Ermali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment