Aktualitet

Mposhti COVID-19, kreu i Dhomës së Tregtisë apel qytetarëve për zbatimin e masave: Shteti të mendojë për biznesin, zbatimi i protokolleve shton kostot

Në një konferencë për mediat, Jaka u shpreh se tashmë është shëruar plotësisht dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes për të parandaluar infektimin.
Featured image of article: Mposhti COVID-19, kreu i Dhomës së Tregtisë apel qytetarëve për zbatimin e masave: Shteti të mendojë për biznesin, zbatimi i protokolleve shton kostot Nikolin Jaka

TIRANË- Kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregirsë, Nikolin Jaka, ka dhënë sot lajmin se ai ka mposhtur COVID-19. Në një konferencë për mediat, Jaka u shpreh se tashmë është shëruar plotësisht dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëjnë kujdes për të parandaluar infektimin.

Ai ka treguar përballjen me virusin dhe shton se mjekët po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme. “Si njeri që e përjetova dhe kalova këtë virus të kemi kujdes dhe të respektojmë veten dhe njëri tjetrin dhe të kemi më shumë besim tek stafi mjeksor të cilët po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme për ta përballuar me sukses këtë provë”, u shpreh ai.

Më tej ai ka folur dhe për masat kundër COVID-19 që duhet të zbatojnë bizneset dhe u shrpeh se zbatimi i protokolleve ka një kosto për biznesin dhe analiza e përballimit të tyre nga sipërmarrja do të trajtohet nëpërmjet një platforme qe do t’i paraqitet qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zbatimi i protokollit ka edhe një kosto dhe kjo është ajo cfarë ne po mendojmë për të trajtuar me qeverinë për të parë me shume kujdes se kush do i përballoje kostot dhe humbjet që shkakton protokolli, kështu që një analizë e hollësishme do bëhet pas një periudhe 3 mujore në mënyrë që të dalin edhe kostot evidente se kush janë”, shtoi ai.

Në fund ai tha se nëse do të rikthehen masat shtrënguese pasojat për ekonominë do të ishin të rënda, pasi shumë biznese do të falimentonin sërish.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment