Showbiz

Mozzik veshur matchy-matchy me vajzën, Loredana çudit me postimin: Më mungon shumë (FOTO)

"Më mungon shumë."- ky shkrim i Loredanës ka bërë që të gjithë të mendojnë se është një mesazh i fshehur për ish-partnerin e saj, Mozzik.
Featured image of article: Mozzik veshur matchy-matchy me vajzën, Loredana çudit me postimin: Më mungon shumë (FOTO) Mozzik, Loredana Zefi dhe vajza e tyre, Hana.

ZVICËR– Kanë kaluar mbi 2 muaj kur i gjithë vendi u izolua si shkak i  koronavirusit e për këtë arsye reperi i njohur shqiptar qëndroi kaq gjatë pa takuar vajzën e tij Hanën. E ndërkohë që ai udhëtoi drejt Zvicrës e po kalon kohë me vajzën e tij, ish-partnerja e tij, Loredana ka  bërë një postim të çuditshëm në Instastory.

Vetëm pak minuta pasi Mozzik publikoi foto me Hanën, të dy të veshur atlete matchy-matchy me njëri-tjetrin,  Loredana publikoi një foto nga makina mbi të cilën shkruante: Më mungon shumë.

Ky shkrim i Loredanës ka bërë që  të gjithë të mendojnë se është një mesazh i fshehur për ish-partnerin e saj, Mozzik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Loredanes ne Instastory

Por duke qenë se Hana gjatë këtyre ditëve është me Mozzik dhe Loredana nuk është pranë tyre, statusi ” Më mungon” me shumë  gjasë ka qenë për vajzën e saj e jo për Mozzik.

A.C/Dosja.al

Shto Koment