
PRISHTINE– Duket se telenovelës Mozzik dhe Loredana po i vjen fundi dhe këtë e konfirmoi vetë reperja duke publikuar një pjesë të dokumentarit të saj ku shfaqet dhe Mozzik. Reperi duket i emocionuar teksa qëndron përballë Loredanës dhe dëgjohet të thotë: Po më bën për të qarë!
Loredana ka zgjedhur ta mbyllë trajlerin e dokumentarit të saj duke paralajmëruar ata që menduan se ka ardhur fundi për reperen pasi ky është vetëm fillimi për të.
“Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh 2 vitet e fundit të jetës në një intervistë, por t’i përshkruash ato me foto po. Ky është traileri për dokumentarin tim me katër pjesë që kam xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por ai sapo ka filluar.-shprehet Loredana.
(d.k/dosja.al)