Showbiz

Mozzik dënohet me 200 euro nga Policia e Kosovës! Tregon bisedën me policin: I thash shkruje e të vazhdoj t’lutna

Mozzik ka treguar se kur ai u dënua ishte rrugës për në aeroport gjatë orës policore e madje ndan dhe një bisedë që ka bërë me policin që e ndaloi. 
Featured image of article: Mozzik dënohet me 200 euro nga Policia e Kosovës! Tregon bisedën me policin: I thash shkruje e të vazhdoj t’lutna Mozzik

KOSOVË– Reperi Mozzik është dënuar me 200 euro nga Policia e Kosovës.

Reperi Mozzik ka njoftuar se është gjobitur nga Policia e Kosovës me 200 euro, vetëm pasi ishte duke shkuar në aeroport.

Mozzik ka treguar se kur ai u dënua ishte rrugës për në aeroport gjatë orës policore e madje ndan dhe një bisedë që ka bërë me policin që e ndaloi.

POSTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ora Policore nga ora 22:00 deri ne 05:00 të mëngjesit! E udhëtimin me airoplan e kisha në ora 05:00(nisjën) të mëngjesit para 4 ditëve nga Prishtina për Berlin , gjatë rrugës me veturë për airoport dikun ora 2:30

Ose 3:00 në mëngjes , ngaqë janë procedura qe duhet më herët me shku hasa në një kontrollë në Lipjan . Unë : Mirmrama i nderun Polici : Mirmrama Unë : e di që osht orë policore e di qe nuk lejohet levizja per gjithqka jam i informun mire , por qe m’duhet me udhtu se jam me pune e besa e kam edhe urgjente udhëtimin. Bisedum pak sa që nuk është interesant shumë biseda por ja që u dënova 200 €uro dënim pas një bisede shumë njerëzore e të kuptushme. I thash shkruaje e të vazhdoj për airoport t’lutna. Vazhdova me një denim 200€ , arsyeja e daljës ishte plot me kuptim , por ja që të nderuarit nuk e morën parasysh ! Ky status nuk ka të bëj me ndonjë lloj nënqmimi , thjeshtë pakënaqësi e imja !

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment