Sport

Mourinjo: Ehh… si kanë ardhur kohët

Trajneri i Totenhamit bën ironi me lojtarët e tij, të cilët në dhomat e zhveshjes pas fitores me Burnlein nxitojnë të postojnë në rrjetet sociale
Featured image of article: Mourinjo: Ehh… si kanë ardhur kohët
Përditësuar:

ANGLI – Hoze Mourinho sa herë fiton është edhe në formë për të bërë shaka. Kështu pas fitores minimale 1-0 të kësaj jave ndaj Bërnleit, trajneri portugez ka postuar një foto në dhomat e zhveshjes së ekipit të tij.

Në foto siç shihet asnjëri nga lojtarët nuk e ka mëndjen te trajneri që është futur në mes të dhomës dhe madje po pozon. Secili nga lojtarët, ashtu si ka dashur edhe të nënkuptojë Mourinjo me komentin “Kohët e sotme”, e ka mëndjen te celulari i tij, duke lexuar komentet, ose duke u përpjekur të postojë diçka në rrjetet e tyre sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sigurisht kjo ndodh në një rast si ky, ku skuadra ka fituar dhe trajneri është në formë të zgjedhë këtë moment për të bërë vetë shaka.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment