Sport

Mourinho në Madrid, zbulohet arsyeja e vizitës së tij

Këtë herë, Mourinho kishte vizituar kryeqytetin spanjoll i ftuar nga La Liga, pasi është një nga ambasadorët e saj që nga periudha kur drejtonte pikërisht madrilenët.
Featured image of article: Mourinho në Madrid, zbulohet arsyeja e vizitës së tij Jose Mourinho

SPANJË- Jose Mourinho prej më shumë se një viti nuk po gjen një skaudër për të vijuar karrierën e tij si trajner. Mediat në spanjë, kanë publikuar foto të tij në Madrid, dhe kanë hedhur aludime se portugezi së shpejti mund të marrë drejtimin e Realit të Madridit.

Këtë herë, Mourinho kishte vizituar kryeqytetin spanjoll i ftuar nga La Liga, pasi është një nga ambasadorët e saj që nga periudha kur drejtonte pikërisht madrilenët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat spanjolle e kanë ngacmuar se mos kishte lidhje edhe me zërat e merkatos, por Mourinho ka thënë që nuk do ndodh një gjë e tillë.  “Vij shpesh në Madrid, por ju nuk më shihni. Jam i qetë. Do të kthehem të drejtoj një ekip kur të dalë diçka që të më bëjë të ndjej se është momenti i duhur, rrini të qetë, prisni”, tha portugezi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment