Sport

Mourinho në alarm për sulmues, duhen 20 mln euro për lojtarin shqiptar!

Muriqi është plani B te Tottenham për merkaton e janarit
Featured image of article: Mourinho në alarm për sulmues, duhen 20 mln euro për lojtarin shqiptar! Jose Mourinho, trajner i Tottenham-it

Harry Kane është i dëmtuar dhe do t’i mungojë thuajse deri në fund të sezonit trajnerit Jose Mourinho. Kjo ka bërë që Tottenham të mendojë shpejt për një zgjidhje urgjente për sulmin.

Kane është lider i skuadrës dhe zëvendësimi i tij, sidomos në merkato janari, duket si mision i pamundur. Synimi numër 1 është Piatek i Milanit, por klubi kuqezi do minimumi 30 mln euro.

Atletico Madrid me trajnerin Simeone, ndërkohë, po monitoron polakun. Tottenham, duke parë këtë konkurencë, po mendon edhe planin B. Bëhet fjalë për shqiptarin Vedat Muriqi, të cilin Mou duket se e ka ndjekur me kujdes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klubi i Fenerbahces kërkon 20 milionë euro për sulmuesin e kombëtares së Kosovës. Ai është një lojtar i kalibrit të lartë dhe mund të përshtatet me vrullin tipik të Premier League.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment