Sport

Mourinho kërkon të ofrojë Hazard te Roma, qoftë edhe si huazim…

Trajneri portugez kërkon të punojë sërish me sulmuesi belg, me të cilin ka punuar më herët te Chelsea
Featured image of article: Mourinho kërkon të ofrojë Hazard te Roma, qoftë edhe si huazim…
Përditësuar:

ITALI – Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi belg, Eden Hazard, i cili nuk është përshtatur te Real Madridi për shkak edhe të dëmtimeve të shumta, u ka kërkuar drejtuesve të “los blancos” ta lejojnë të largohet.

Në kërkim të formës së tij sportive, përpos rikthimit në ishull, kohët e fundit ka dalë në skenë edhe mundësia e huazimit të Hazardit te Roma, aty ku Jose Mourinho do ta priste krahëhapur ish-futbollistin e tij kur stërviste Chelsea.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu thuhet se Roma mund t’ia lejojë vetes ta marrë Hazardin vetëm në formë huazimi dhe t’i paguajë atij një pjesë të pagës. Paga e sulmuesit te Real Madridi është 15 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse “merengesit” do ta pranojë largimin e belgut si huazim.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment