Aktualitet

“Motra lajmëroi policinë, por nuk mbërriti në kohë”/ Vëllai i 34-vjeçares që u vra nga ish-kunati fajëson policinë: Jetmira do të ishte gjallë sot

Sipas Rajmond Hasanit, Policia është njoftuar nga vetë motra e tij, vetëm pak momente para se të ndodhte ngjarja, por nuk mbërriti në kohë në banesë.
Featured image of article: “Motra lajmëroi policinë, por nuk mbërriti në kohë”/ Vëllai i 34-vjeçares që u vra nga ish-kunati fajëson policinë: Jetmira do të ishte gjallë sot Jetmira Hasani dhe Agron Tanushi

TIRANË- Vëllai i 34-vjeçares Jetmira Hasani që u vra të martën në Bathore nga ish-kunati ka bërë përgjegjëse Policinë e Shtetit për krimin e rëndë. Rajmond Hasani ka deklaruar se motra e tij ka lajmëruar policinë pak minuta para se të ndodhte krimi i rëndë, por uniformat blu nuk mbërritën në kohë në vendngjarje.

 “Po të ishte Policia në krye të detyrës, që të bënte punën siç i takon, motra ime do të ishte gjallë sot. Policia vërtet ka shkuar aty, po çfarë ka bërë? E ka shoqëruar në Komisariat? Nuk e ka shoqëruar. I ka kërkuar të paraqitet në mënyrë vullnetare”, u shpreh vëllai i viktimës për Panorama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 15 shtator në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore  Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie. Agron Tanushi pretendonte se gjithë banesa në Bathore është në pronësi të tij, ndërsa ish-kunata pretendonte se një kat i përkiste asaj. Për këtë arsye Tanushi vrau ish-kunatën me pushkë në sy të vajzës 8-vjeçe. Ai u arrestua nga Policia një ditë pas krimit të rëndë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment