LIVE UPDATES
Aktualitet

Motra erdhi nga Italia, e infektoi me koronavirus, mësuesi nga Kavaja tregon eksperiencë: Isha shumë keq, kisha frikë mos e

6 Prill 2020, 11:40 Nga DOSJA
Motra erdhi nga Italia, e infektoi me koronavirus, mësuesi nga Kavaja

TIRANË– Mësuesi në shkollën 9-vjecare “Kalush” në Kavajë, Ramazan Çullhaj 64-vjec është prekur nga koronavirusi. Në një rrëfim live ai ka ndarë me emisionin “Zemër e Hapur” në News 24 historinë e kontaktit, shenjat e sëmundjes, si e përballoi atë dhe frikën më të madhe që kishte.

“Motra ishte për vizitë në Itali dhe e mori virusin atje, ishte në Parma. Dhe në mënyrë të pavetëdijshme bën një vizitë te ne. Unë atë ditë nuk kam qenë në shtëpi, por ka takuar gruan dhe ka qëndruar 1 orë e 30 minuta dhe është larguar. Pas dy ditësh, për festën e 8 marsit shkova te shtëpia e saj. Në atë moment ma bëri me dorë dhe më tha: Ndalo aty, sepse jam shumë sëmurë. E kishte kuptuar që ishte me Covid-19. Nuk e takuam fare, nuk e përshëndeta sic e kemi zakon ne shqiptarët. Motra nuk vinte dot për të drekuar, kështu që mora nipcen me dhëndrin dhe dolëm. Ne nuk e dimë saktësisht, nëse dhëndri e mori nga gruaja apo nga unë. Motra përfundoi në spital në gjendje shumë të rëndë. Pesë ditë nuk i ka dhënë shpresë. Por desh zoti dhe puna e palodhur e mjekëve e shpëtoi. Unë menjëherë të nesërmen, sapo u shtrua motra në spital telefonova 127. Ato me pyeten për simptomat dhe nga ato që tregova nuk konstatuan rrezik virusi. Nuk erdhën për tamponin. Ndoshta dhe për mungesë në ato momente dhe kjo punë u zgjat disa ditë. Unë kam pasur një raport shumë të mirë me qendren Epidemiologjike të Kavajës. Janë njerëz që më kanë pyetur shpesh për gjendjen shëndetësore. Pas 15 ditësh u bëra keq por u sëmur edhe gruaja ime dhe erdhën ma bënë tamponin. Ata më thonë që ke dalë pozitiv dhe gruaja negative. Dmth pas 15 ditësh, që nga kontakti me motren, rezultova pozitiv. Nga ngacmimi me tamponin te mukusi i hundës, fillova të ndjej temperaturë, më thahej goja. Mikrobi kishte qenë të hunda dhe sapo u ngacmua filloj të reagojë. Unë jam i prekur nga COVID-19. Është fat për mua, sepse motra ime ka kaluar përvoja shumë të këqija. Vërtetë është një armik i padukshëm. Njerëzit janë ndërgjegjësuar me vetën dhe marrin më shumë masa mbrotjëse. Dhe sot bëra një vizite nga doktori i Kavajës dhe kisha temperaturë 38 e gjysëm”,- tregoi ai.

Këtë të vërtetë mësuesi e ka kuptuar dy javë pasi gripi famëkeq kishte infektuar atë dhe disa pjesëtarë të familjes.

Në këtë rrëfim mësuesi tregoi sesi po përballet cdo ditë me virsusin, por pa lënë asnjë moment detyrën profesionale. Ai thotë se e dashuron mësimdhëninen dhe sfida me sëmundjen e ka bërë akoma më të fortë.

Shenjat filluan rreth datës 15, si ethe motrnica në trup, piva dy takipirina dhe rashë në gjumë. Ato do kenë bërë punë e vetë. Kam djersitur shumë në mëngjes, kisha sërish temperaturë 38.7 vija. Mendova që do ia hidhja me kaq, gjatë kësaj kohe merrja 127 i thoshja për simptomast që kisha, si duket kishin raste më keq se unë dhe nuk po vinin, erdhën rreth datës 23. Pasi kalova temperaturën u sëmur edhe gruaja, ajo kishte kollë temperaturë dhe debulesë. Po i shërbeja asaj, gatuaja dicka edhe për të ngrënë. Ajo që më shqetësonte ishte fakti se sa mund të isha përhapës i këtij virusi, unë kam pasur mësim në datë 9, kam folur edhe në datë 10 me nxënësit dhe kolegët sërish. Fatmirësisht askush prej tyre nuk ka shfaqur shenja”, sqaroi mesuesi.

(BalkanWeb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje koronavirusi ne kavaje koronavirusi ne shqiperi ramazan çullhaj viktimat e koronavirusit ne shqiperi kavaje koronavirusi ne kavaje koronavirusi ne shqiperi ramazan çullhaj viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni