BotaSport

Sherr në familje! Motra e Maradonës sulmon dy vajzat e tij: Ato e kishin braktisur babain e tyre…

Motra e tij Anna, e cila  në një shfaqje televizive, ka folur kundër dy vajzave të mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannina.
Featured image of article: Sherr në familje! Motra e Maradonës sulmon dy vajzat e tij: Ato e kishin braktisur babain e tyre…

ARGJENTINË– Disa ditë pas vdekjes Diego Armando Maradonën, anëtarë të ndryshëm të familjes së tij kanë fajësuar njeri-tjetrin. Së fundmi ka qenë motra e tij Anna, e cila  në një shfaqje televizive, ka folur kundër dy vajzave të mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannina. Ajo ka thënë se ato e kishin braktisur babain e tyre.

Ata thonë se po paguhesha për të qenë me vëllain tim, nga vjen kjo? Mund të vërtetohet? Nga fëmijët e vëllait tim, askush nuk jetonte me Diegon, askush. Po, ai ishte shumë bujar, ndonjëherë na jepte diçka. Ne kurrë nuk kemi jetuar prej tij. Asnjëherë nuk na interesoi testamenti, shkuam ta takonim, sepse ai na kërkoi ta shihnim se ai kishte një familje, por vajzat e kishin braktisur. Kur shkuan vajzat ta takonin? Kjo nuk dëshmohet kurrë,”-ka thënë Ana.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Diego Maradona një nga figurat kryesore të futbollit, ndërroi jetë në datën 25 dhejtor si pasojë e një arresti kardiak. Gjithashtu, Maradona kishte kryer një ndërhyje kirurgjikale në kokë, por shëndeti i tij ishte përkeqësuar, pavarësisht se në oborrin e shtëpisë së tij mbërritën shumë ambulanca për të dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, ikona e futbollit nuk ja doli të mbijetonte.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment