Sport

MotoGP në zi, humb jetën ish-kampioni Fausto Gresini

Ai ishte shtruar në spital duke luftuar me Covid-19, që nga 27 dhjetori i kaluar, sot humbi jetën në moshën 60 vjeç
Featured image of article: MotoGP në zi, humb jetën ish-kampioni Fausto Gresini
Përditësuar:

ITALI – Këtë herë është e vërtetë: Fausto Gresini ka humbur jetën. Pas një nate të tërbuar dhe lajmit të mohuar për vdekjen e tij, sot ish-kampioni i motoçikletës na ka lënë. Vetëm 60 vjeç, ai nuk arriti ta fitonte betejën me Covid-19.

Njoftimi ka ardhur drejtpërdrejt nga ekipi i tij: “Lajmi që ne kurrë nuk kemi dashur t’ju japim dhe që jemi të detyruar të shkruajmë. Pas dy muajsh luftë kundër Covidit, Fausto Gresini, vetëm 60 vjeç, na la. Ciao Fausto!”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai doli dy herë kampion bote si pilot, në mes të viteve ‘80, me motora 125 cc. Pasi la garimin, nisi karrierën si menaxher, duke themeluar ekipin që mban emrin e tij dhe me të cilin ka triumfuar në Moto3, 250, Moto2 dhe MotoE. Në MotoGP, Fausto ishte i pranishëm me skuderinë Aprilia.

B.T (Dosj.al)

Shto Koment