Sociale

Moti sërish me surpriza, shiu nuk ka të ndalur, priten shtrengata të forta

Gjatë pasdites së nesërme në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës, shoqëruar me rrufe.
Featured image of article: Moti sërish me surpriza, shiu nuk ka të ndalur, priten shtrengata të forta

TIRANË- Moti këtë javë ka sjellë surpriza, pasi për hërë të parë pas një muaj u shënuan rreshje shiu. Por duket se e njëjta situatë do të jetë dhe ditën e nesërme. Sipas IGJEUM nesër priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjithë qarqet.

Gjatë pasdites së nesërme në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës, shoqëruar me rrufe.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 27 °C

në vendet e ulëta: 17 / 28 °C

në vendet malore: 13 / 24 °C

Kutjojmë se gjatë ditës se djeshme në disa qytete në vend ka pasur dhe stuhi të forta përveç rreshjeve të shiut. Në Vlorë, Sarandë dhe qytete të tjera pati dhe përmbytje, ku moti ishte shumë i pazakontë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment