Aktualitet

Shi, dëborë dhe erëra të forta, moti i ftohtë pushton Shqipërinë, çfarë temperaturash ju presin nesër

  • VIDEO/ Era e fortë përfshin Durrësin, dy tragetet përplasen në port, nuk ka dëme
  • Reshje të shumta shiu do të ketë në zonën e veriperëndimit dhe jugut të vendit tonë, ndrësa në në zonat bregdetare erërat pritet të jenë të forta. Në Durrës pritet që era të arrijë shpejtësinë deri në 12 metër në sekondë në drejtim të jugut dhe jugperëndimit.
    Featured image of article: Shi, dëborë dhe erëra të forta, moti i ftohtë pushton Shqipërinë, çfarë temperaturash ju presin nesër Foto Ilustruese
    Përditësuar:

    TIRANË– Shqipërinë e pret një mot i ashpër me erë të fortë dhe me temperature të ulëta. Sipas “Meteoalb”, kushtet atmosferik në vendin tonë pritet të përkeqësohen duke niur që nga mbrëmje sotme. Nesër, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura.

    Reshje të shumta shiu do të ketë në zonën e veriperëndimit dhe jugut të vendit tonë, ndrësa në në zonat bregdetare erërat pritet të jenë të forta. Në Durrës pritet që era të arrijë shpejtësinë deri në 12 metër në sekondë në drejtim të jugut dhe jugperëndimit.

    Temperaturat do të jenë në varësi mesatare nga 6 deri në 8 °C, ndërsa era, mesatarisht do të fryjë me shpejtësi 5 m/s në drejtim të jug-jugperëndimit. Në lidhje me këtë situatë, Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar të gjitha mjetet lundurese që të kenë kujdes pasi era e fortë mbetet mjaft e rrezikshme. Pikërisht era e fortë bëri që dy tragete të përplaseshin mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit, aksident që përfundoi pa të lëdnuar por vetëm me dëme materiale.  

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në daten 26-27-28 shkurt  2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet ne daten 26 shkurt 2020 nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje, lartësia e detit 2.3 m, kurse nē datën 27-28 shkurt 2020 drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpjetësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit 3.9 m.Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar. Si gjithmonë ju informojmë me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Por gjithashtu kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese,”- thuhet në njoftim.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment