Aktualitet

Moti i keq pushton vendin! Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, priten erëra të forta

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare shkruhet se gjatë ditës së sotme do të ketë shira të dendur dhe erëra të forta.
Featured image of article: Moti i keq pushton vendin! Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet me makina, priten erëra të forta Foto ilustruese

VLORË– Moti i keq ka përfshirë disa zona në vendin tonë. Bashkia e Vlorës u ka shpërndarë një mesazh qytetarëve të saj, duke i kërkuar që të bëjnë kujdes dhe të shmangin daljen nga shtëpia dhe lëvizjet me makina.

Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare shkruhet se gjatë ditës së sotme do të ketë shira të dendur dhe erëra të forta.

“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë,”-shkruhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimi Metorologjik në vend tonë ka bërë me dije se gjatë gjithë javës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të keq, me shi dhe stuhi e ndikuar nga masa ajrore që vijnë nga Italia dhe kanë “pushtuar” të gjithë mesdheun. Vetëm gjatë fundjavës do të mund të shohim sërish diell. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment