Aktualitet

Mot i keq dhe në Vlorë e Sarandë, ndalohet lundrimi i peshkarexhave. Dallgët deri në 6 ballë

Shkak është bërë era e fortë e drejtimit jug-perëndim me forcë të madhe. Pezullimi i lundrimit është bërë me urdhër të kapitenerisë së Vlorës, e cila bën thirrje që mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit të sigurohen siç duhet në portin e ankorimit.
Featured image of article: Mot i keq dhe në Vlorë e Sarandë, ndalohet lundrimi i peshkarexhave. Dallgët deri në 6 ballë Dallgët në det në Vlorë e Sarandë

TIRANË- Probleme të shumta nga moti janë shkaktuar sot në Vlorë dhe Sarandë. Sipas informacioneve mësohet se prej ditës së djeshme janë pezulluar lundrimet për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit.

Shkak është bërë era e fortë e drejtimit jug-perëndim me forcë të madhe. Pezullimi i lundrimit është bërë me urdhër të kapitenerisë së Vlorës e cila bën thirrje që mjetet e vogla lundruese dhe anije e peshkimit të sigurohen siç duhet në portin e ankorimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bëhet me dije se forca e detit shkonë në 4 ballë në gji dhe 5 deri në 6 ballë në det të hapur. Gjithashtu dallgët i kalojnë 2 metra lartësi në det të hapur. Edhe Saranda është zgjuar me erëra të forta mëngjesin e sotëm dhe nga moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi në linjat Sarandë-Korfuz.

Shqipëria sot është përshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta. Në shumë zona në Tiranë pati dhe reshje breshëri. Ndërkohë në Durrës që në mëngjes i gjithë qyteti është përfshirë nga shiu dhe era duke shkaktuar dhe probleme me linjat e tragetit në port. Nga IGJEUM bëhet me dije se temperaturat do të jenë të ulëta dhe në ditët në vijim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment