Politike

Moti i keq në vend, ministrja Manastirliu shkon në spital: Qëndroni në shtëpi, pacienti e përshëndet me “Rama ik!”

VIDEO
Ajo u ka bërë apel qytetarëve që të telefojnë numrin "127" nëse kanë probleme, duke u kërkuar që të qëndrojnë në banesat e tyre. 
Featured image of article: Moti i keq në vend, ministrja Manastirliu shkon në spital: Qëndroni në shtëpi, pacienti e përshëndet me “Rama ik!” Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka vizituar spitalin Universitar të Traumës, për të inspektuar gatishmërinë e përforcuar në situatën e kushteve ekstreme të motit. Ajo u ka bërë apel qytetarëve që të telefojnë numrin “127” nëse kanë probleme, duke u kërkuar që të qëndrojnë në banesat e tyre. 

Mirëpo teksa fliste, një prej pacientëve që ndodhej në godinë ka thënë me zë të ultët, shprehjen “Rama ik”. Por ministrja duket se nuk e ka vënë re dhe ka vijuar me fjalimin. 

“Kemi një situatë të agravuar të motit. Kam qenë në komunikim me drejtorët e spitaleve rajonale. Qyetarët të telefonojnë në numrin 127 nëse kanë një problematikë. Sistemi është në gadishmëri. Kemi kryer shumë operacione të rëndësishme. Jemi përgatitur që të përgjigjemi me gadishmëri të shtuar. Mos lëvizni nga shtëpitë! Shmangni daljet. Jemi në situatë delikate dhe duhet të kemi kujdes maksimal,”-tha ministrja. 

Shikoni minutën 3:20

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


LAJMI KRYESOR: HARTA-LIVE: Shqipëria vishet me të bardha/ Dëbora mbulon edhe Tiranën, MAS mbyll shkollat për 3 ditë: Mësim online! ARRSH-shoferëve: Mbani zinxhirë! (VD-FT)

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment