Aktualitet

Moti i keq në vend, ARRSH-ja: Nuk ka më reshje, akset janë të hapura, por përdorni zinxhirë

Në një njoftim zyrtar, bashkë me video nga rrugët, ARRSH shkruan se reshje nuk ka më, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta. Gjithsesi ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve.
Featured image of article: Moti i keq në vend, ARRSH-ja: Nuk ka më reshje, akset janë të hapura, por përdorni zinxhirë

TIRANË– Autoritet Rrugor ka dhënë detaje në lidhje me akset rrugore të bllokuara në vend. Në një njoftim zyrtar, bashkë me video nga rrugët, ARRSH shkruan se reshje nuk ka më, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta. Gjithsesi ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve.

Njoftimi i plotë:

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. RAJONI VERIOR Qarkullohet me zinxhirë: Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

RAJONIO QENDROR. Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë. Qarkullohet me zinxhirë: Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.

RAJONI JUGOR. Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

LAJMI KRYESOR: HARTA LIVE/ Shqipëria ‘ngrin’ pas dëborës, probleme në disa qytete, një grua ndërron jetë rrugës për spital! Zhbllokohet Qafë-Thana, ARRSH: Përdorni zinxhirë (SITUATA)

(f.m./dosja.al)

Shto Koment