
SPANJË-Spanja po përballet me një mot të keq. Sipas mediave të huaja, shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit, dy viktimat e fundit ishin njerëz të pastrehë në Barcelonë.
Termometri ka shënuar -25 gradë celsius në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit dhe është cilësuar si nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.
Bëhet e ditur, se bora e sjellë nga stuhia Filomena është kthyer në akull, duke penguar transportin. Ndërkohë, zyrtarët kanë paralajmëruar të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa, meteorologët kanë parashikuar se moti i ftohtë do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.
(k.a/dosja.al)