
VLORË– Moti i paqëndrueshëm dhe me shira të shumtë ka sjellë proleme edhe ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se është pezulluar lundrimi i anijeve dhe gjithashtu ijon të mbetet pezull nisja e tragetit nga Vlora drejt Brindisit.
Ndërkohë që si pasojë e ererave të forta, një pjesë e Llogarasë ka mbetur edhe pa energji elektrike.
Gjithashtu një ditë më parë zona e Llogarasë u bllokua për orë me radhë pasi u rrëzuan shumë pemë nga erërat e forta.
Moti i keq ka sjellë pasoja në të gjithë vendin ditën e sotme. mësohe se në fshatin Murqanë ka pasur përmbytje pasi lumi Ishëm ka dalë nga shtrati. Edhe në Durrës është pezulluar nisja e tragetit drejt Barit.
(f.m/dosja.al)