Aktualitet

Temperatura deri në -10 gradë/ Rikthehet i ftohti polar në vend, ditët me ngrica dhe reshje dëbore (PARASHIKIMI)

Rikthehet i ftohti polar në vend. Ditën e premte temperaturat do të shkojnë deri në -10 gradë.
Featured image of article: Temperatura deri në -10 gradë/ Rikthehet i ftohti polar në vend, ditët me ngrica dhe reshje dëbore (PARASHIKIMI) Foto ilustruese

Shqipëri- Gjatë kësaj jave do të rikthehet i ftohti polar në vend. Shërbimi Meterologjik Ushtarak njofton se që nga dita e mërkurë do ketë temperatura të ulëta dhe ngrica në të gjithë vendin. Temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 10 gradë ditën e premte.

Parashikimi për javën:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E Martë, do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të veriut. Duke nisur nga orët e pasdites të ditës së Martë vendi përfshihet i gjithi nga reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për tu theksuar është fakti se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore. Reshjet e dëborës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perënimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës së Mërkurë vendet e ulta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore. Dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët por gjithashtu të acartë shoqëruar me ngrica dhe akullëzim si dhe me temperatura të ulta dhe negative në orët e mëngjesit në të gjithë territorin. Përgjatë ditës së Martë, Mërkurë dhe të Enjte problematike do të jetë era fillimisht me drejtim nga kuadrati i jugut dhe më pas nga ai i veriut. Era do të jetë me shpejtësi mesatare 5-13m/s por hera herës ajo arrinë shpejtësinë deri në 25-30m/s. Era më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.

Parashikimi për javën

J.V/Dosja.al

Shto Koment