Aktualitet

Mot i nxehtë dhe me diell, Shtatori vjen me temperatura të larta

Pjesa e dytë e Shtatorit pritet të sjellë rrebeshe shiu. Stina e Vjeshtës do të ndihet në muajin Tetor, ku reshjet e shiut do të jenë intensive
Featured image of article: Mot i nxehtë dhe me diell, Shtatori vjen me temperatura të larta Foto ilustruese

TIRANË- Ndodhemi në ditët e fundit të muajit Gusht dhe temperaturat në të gjithë territorin e vendit tonë, shënojnë vlerën maksimale 37 gradë Celsius.

Në fakt do të vijojmë të mbetemi në temperatura të larta deri në datën 25, duke bërë që vlerat të shënojnë edhe 37 gradë Celsius. Pas kësaj date, temperaturat zbresin në vlera tipike të muajit Gusht, 34 apo 35 gradë Celsius. Parashikohet që edhe 10-ditëshi i parë i muajit Shtator të jetë me temperatura të larta dhe i nxehtë”, shprehet meteorologia Adiola Bani për Klan Tv.

Ndërsa, pjesa e dytë e Shtatorit pritet të sjellë rrebeshe shiu. Stina e Vjeshtës do të ndihet në muajin Tetor, ku reshjet e shiut do të jenë intensive dhe parashikohet të shoqërohen edhe me stuhi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment