Sociale

Mot i çuditshëm gjatë javës që vjen, SHMU: Do të ketë dhe reshje dëbore

Në një njoftim SHMU bën me dije se në zonat malore do të ketë dhe reshje bore, pasi temperaturat do të pësojnë rënie.
Featured image of article: Mot i çuditshëm gjatë javës që vjen, SHMU: Do të ketë dhe reshje dëbore Foto ilustruese

TIRANË- Moti në javën që po vjen do të ketë luhatje të shumta. Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, në javën e ardhshme do të ketë dhe diell, por dhe reshje shiu.

Në një njoftim SHMU bën me dije se në zonat malore do të ketë dhe reshje bore, pasi temperaturat do të pësojnë rënie.

Parashikimi i motit

“Java që vjen, do të sjellë me vete ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Do të nisë me diell e vranësira, por gjatë së martës reshjet do të rikthehen në të gjithë vendin të herëpasheshme në jug dhe në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës përgjatë lartësive malore e kodrinore në verilindje e lindje reshjet do të kthehen në dëborë.

Reshjet do të ndërpriten gjatë së mërkurës, por duke sjellë rënie të ndjeshme temperaturash, veçanërisht në veri e verilindje, ndihmuar dhe nga era e ftohtë veriore si dhe mjegull e ngrica në zonat malore në orët e mëngjesit.Më tej, siç shihet dhe në tabelë reshjet e shiut parashikohen lokale të përkohëshme. Ditën e premte temperaturat do të pësojnë rritje. Urojmë që qetësia të mbizotërojë mes nesh këto ditë!”, shkruan SHMU.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment