LIVE UPDATES
Insights

Mosnjohja që vjen prej Padijes

29 Nëntor 2020, 17:33 Nga DOSJA
Mosnjohja që vjen prej Padijes

– Përdorja –

Heqja e vlerësimit nga këshilli aktual i Qarkut për V.Surroin shkakton nji brengosje afatgjatë. Jo pse Surroit po i mohohet nji dekoratë, por për faktin se ne vazhdojmë me qenë nji shoqni e parahatueme. Vlerësimi ka qenë propozue nga njerëz me profil të naltë kulturor, megjithatë këshilli i tashëm nuk bie dakrt, ashtu siç nuk bien dakort as me martirin Havzi Nela, i cili, ende juridikisht nuk asht rehabilitue…

Por, t’mos e fajsojmë aq shumë këshillin aktual. Sindrormin e përçamjes e bart politika në Tiranë. E, tue qenë popull me aq vetëdije sa kemi, atë sindrom e bartim që të gjithë. Ne nuk biem dakort për vlerat e përbashkëta, nuk biem dakort për atë se, kush asht miku apo armiku i shqiptarëve, nuk biem dakort as me datën e çlirimit (nëse asht e tillë). Kështuqë edhe në planin lokal nuk biem dakort, as atëherë kur asht në pyetje Kosova. Ju kujtoj se qarku i Kukësit (me bashkinë) ka të paktën dy data të emërtueme ‘Eksodi’99’ përkatësisht 27 Marsin dhe 16 Prillin (të parën e shënon e djathta, tjetrën e majta), shyojmë se vitet e fundit asht përvijue edhe nji datë e tretë, 12 Qershori si ‘Dita e Paqes’. Asht me t’ardhe keq se Shqipnia ‘nanë’ i ka klonue ndasitë edhe në Kosovë (ku, për palën në pushtet, të tjerët janë armiq e kështu me rradhë).

Po thonë se Veton Surroi paska folë keq për UÇK-n. U habita me këtë padije. Kam lexue të gjitha botimet e Surroit, e, askund nuk shoh që ai ka folë keq për UÇK-n, por as nuk e glorifikon si propagandë. Nga ana tjetër ai nuk bie dakort me abuzimet që dikush mundet me ba për shkak se ka qenë në luftë.

Kjo po duket tamam si me punue për hesap të djallit. Sa herë që Kosova ka nevojë për ‘Shqipninë nanë’ Tirana krijon zhurmuesin që e mbyt britmën e Prishtinës. Kështu ka ndodhë më 2 Korrik 1990, kështu 97-ta, 98-ta etj., e, që të gjitha nisin nga Mukja. Klasa politike e Shqipnisë asht e paqartë në aspektin kombtar. Arrivizmi i udhëheqjes po vret të ardhmen e përbashkët. Sot kur idealisht duhet me qenë bashkë kundër ekspansionit diplomatik serb, me qenë bashkë me mbrojt Kosovën, hidhen tymnaja mes nesh.

Si nuk u ba dikush kundërshtues për faktin se në Shqipni ende mbajnë dekorata ish diktatori si dhe ekzekutorët?. Por këtu nuk janë në pyetje parimet, e as e vërteta, ligjet jo se jo. Këtu asht thjesht këshilli që përdoret. Hiç ma i mirë nuk ishte këshilli paraardhës (i bashkisë) i cili para tri vitesh ka ba q.nderi Pacollin gjatë nji takimi urgjent të thirrun në orët e natës, e diku në bodrume ndodhet ndoshta edhe dekorata e presidentit aktual Meta apo e ndonji oligarku… Prandaj, nuk shqetsohem për Surroin aq sa më brengos spontaniteti dhe kokërrnozja e të fortëve, mungesa e respektit për tjetrin, vetëdija e ulët për ligjet… dhe sigurisht përkulja e servilizmi, ky asht profili i shqiptarve.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog sulejman dida veton surroi sulejman dida veton surroi

Sondazh

Poll
Insights 20 Nëntor 2020, 09:36

POPUJ ME KRAHË GURI

Katedralet shpesh rreth kulmeve të tyre kanë statuja engjëjsh prej mermeri apo edhe me gurë të tjerë.Simboli i tyre ka kuptimin e fluturimit të qenies drejt hyj...

Insights 19 Nëntor 2020, 17:02

Iku Veri… se Tirana ka kohë që ka ik…

Unë jam rritur tek 21-shi, të cilin e njohim si “21 dhjetori”. Jam rritur me Qamushin dhe Ver Llapën. Nuk kam qenë tek njerëzit që zbaviteshin me ta. Nuk e di p...

Insights 13 Nëntor 2020, 18:01

“Shtëpia e verdhë” dhe politika e ndyrë!

TIRANË– “Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku...

Insights 13 Nëntor 2020, 11:39

TIRANË- Konferencë për shtyp e kryeministrit dhe ministres, dalje e tri anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe në fund, siç ndodh zakonisht...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?