Kulture

“Mosmirënjohje”/ Botuesi i Kadaresë replikon me deputeten e PD pas akuzave për çensurë: Flutura, ti e ke fshehur Onufrin nga biografia, të futa në botën e letërsisë… Açka: Stalinist, i dhe të drejtë vetes të retushoje, jam sjellë fisnike me ty (DEBATI)

Hudhri i kërkon të jetë e sinqertë meqënëse tashmë është zgjedhur edhe deputete.
Featured image of article: “Mosmirënjohje”/ Botuesi i Kadaresë replikon me deputeten e PD pas akuzave për çensurë: Flutura, ti e ke fshehur Onufrin nga biografia, të futa në botën e letërsisë… Açka: Stalinist, i dhe të drejtë vetes të retushoje, jam sjellë fisnike me ty (DEBATI) Flutra Açka
TIRANË– Botuesi i shtëpisë botuese “Onufri”, Bujar Hudhri i ka kthyer përgjigje shkrimtares Flutura Açka, njëherazi deputete e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, në lidhje me “retushimin” nga fotografia ku shpaloset historiku i marrëdhënies me Ismail Kadarenë. Në një postim në rrjetet sociale, Hudhri shkruan se në fakt është shkrimtarja ajo që e zhduk historinë e saj tek Onufri, apo faktin se ka punuar me të. Teksa e quan mosmirënjohëse, me nota ironie, Hudhri i kërkon të jetë e sinqertë meqënëse tashmë është zgjedhur edhe deputete. Por përgjigjia nuk ka munguar as nga Açka. Në një koment poshtë statusit të Hudhrit, ajo i drejtohet botuesit duke sqaruar se nuk ka asnjë sfidë me të.
“Bujar nuk kam asnje sfide publike me ty, thjesht bera komentin mbi foton e retushuar, me po ate të drejtë që i dje vetes të retushoje. Stalinist e thashe ne thonjeza enkas qe te mos keqinterpretohet, siç ke bere ti. Të tjerat as nuk janë përgjegjësia ime. Jam sjellë fisnike në miqësinë me ty, i tillë ke detyrimin edhe ti. Flutura.”-shkruan Açka. 
PËRGJIGJIA E PLOTË E BOTUESIT TË ISMAIL KADARESË:

NJË SFIDË PUBLIKE FLUTURA AÇKËS DHE KOMENTUESVE TË SAJ TË NDERUAR!

“Flutura Açka: Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.”
Prej më shumë se 20 vjetësh, këto janë të dhënat biografike të Fluturës. Pra Onufri ku ajo ka punuar rreth pesë vjet, ku iu botuan tre libra, ku mësoi ç’është botimi i një libri, nuk përmendet askund. As tek librat që i ka botuar tek Toena, as te shtëpia e saj botuese. Në asnjë katalog, në asnjë shënim biografik, në asnjë intervistë në shtyp apo televizon. Deri para një muaj kur foli në televizionin e Elbasanit! Dhe nuk i kam thënë asnjë fjalë, asnjëherë, përkundrazi, e urova të zgjidhej deputete!
A është ky një censurim i Onufrit?
Por, do të bëja një thirrje publike ndërgjegjes tënde, Flutura:
A është e vërtetë që unë si gazetar i ri i gazetës “Shkumbini” në Elbasan të kam botuar ciklin e parë me poezi në vitin 1988, kur të tjerët në redaksi të bllokonin?
A është e vërtetë se unë si botues i Onufrit të kam botuar librin e parë “Tri vjeshta larg”? Po librin e dytë? Po librin e tretë? Po që të kam çuar përditë nga Elbasani në Tiranë dhe të futa në botën e letërsisë?
Shpresoj t’u japësh një përgjigje të sinqertë publikut, përderisa ke një muaj që ke hyrë në politikë dhe ndërgjegjen duhet ta kesh ende të pastër.
Ndërsa të gjithë komentuesit e nderuar në fb e Fluturës, kam rastin t’i sfidoj publikisht!
Më gjeni NJË HERË TË VETME, absolutisht, NJË HERË TË VETME kur zonja i ka përmendur këto fakte që janë të dokumentuara në katalogun e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë!
Kush është censori dhe mosmirënjohësi që ka fshirë kujtesën prej 20 e ca vite? Kjo foto familjare e një shtëpie botuese private është?
Sa për atë që unë qenkam stalinist apo komunist, mund të shihni kontributin tim me themelimin, financimin dhe botimin prej meje për një vit të gazetës së dytë opozitare në Shqipëri “Fjala e Lirë” (14 shtator 1991-7 shtator 1992).
Fluturën e kam punësuar si redaktore në Prill 1992 dhe për këtë arsye nuk ka asnjë kontribut për opozitën e atëhershme sepse, ndërkohë, zgjedhjet ishin fituar nga PD (22 mars 1992).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.g/dosja.al)

Shto Koment