Politike

Mosdakordësia në KP/ Vasili: Ne po ruajmë marrëveshjen e 5-qershorit dhe 14 janarit nga bojkoti dhe imponimi i PS

Pas braktisjes nga opozita të KP, Vasili tha se Opozita po ruan marrëveshjen e 14 janarit dhe 5 qershorit nga PS
Featured image of article: Mosdakordësia në KP/ Vasili: Ne po ruajmë marrëveshjen e 5-qershorit dhe 14 janarit nga bojkoti dhe imponimi i PS Petrit Vasili

TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha sot jashtë dyerve të Pallatit të Kongreseve se Partia Socialiste po minon progresin e bërë deri më tani në Këshillin Politik. Pas braktisjes nga opozita të KP, Vasili tha se Opozita po ruan marrëveshjen e 14 janarit dhe 5 qershorit nga PS.

“Kërkesa parimore e opozitës së bashkuar ndërton dialog dhe konsensus. Sot jemi para faktit që PS të mos bojktojë në mënyrë të njënashme dhe të shkatërrojë konsesusin e 14 janarit dhe 5 qershorit. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar që s’ja ndal njeri mundësitë. Opozita në këtë këshill, sikundër edhe me 5-qershorin, sërish po bën të pamundurën për të ruajtur Këshillin nga bojkoti i PS, dhe imponimi i PS. Ky është thelbi i problemit”,-tha Vasili. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita e bashkuar ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit Politik, pas depozitimit të draftit të ri të Partisë Socialiste ku pranohet pjesërisht kërkesa e PD e LSI për hapjen 100% të listave, por kushtëzohet hapja me votimin preferencial. PS në një draft të ri, kërkon renditje preferenciale të kandidatëve nga votuesit në lista, e po ashtu edhe pragun 3% për koalicionet dhe partitë. PD e quan këtë ndërhyrje të PS, një ndryshim të rregullave të lojës, duke kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. PS thotë se OSBE jep mendime për produkte konkrete, ndërsa PD e LSI u larguan nga mbledhja.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment