Rajoni

Mosmarrëveshjet e koalicionit/ Haradinaj: AAK nuk do të mbetet vetëm duke u ankuar, do të marrim një vendim për qeverinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK nuk do të vazhdojë të ankohet për një kohë të gjatë për shumë tema përfshirë edhe dialogun.
Featured image of article: Mosmarrëveshjet e koalicionit/ Haradinaj: AAK nuk do të mbetet vetëm duke u ankuar, do të marrim një vendim për qeverinë Ramush Haradinaj

PRISHTINË– Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë e prishjes së koalicionit me LDK-në nëse kërkesat e partisë së tij nuk merren parasysh. I ftuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se AAK nuk do të vazhdojë të ankohet për një kohë të gjatë për shumë tema përfshirë edhe dialogun.

“Nuk besoj se AAK do të ketë një ‘status quo’ të vetën që vetëm të ankohet për tema. Ose do të ketë qasjen e saj për dialogun ose do të merr një vendim. Nuk dua të kërcënoj, por të premten Hoti dhe Mustafa e kanë parë që ministrat tanë i kanë pasur dorëheqjet të gatshme…Kryeministrit Hoti nuk i jam përzier në tema të brendshme, por tema e dialogut nuk është vetëm e kryeministrit ajo do të duhej të ishte e gjithë vendit. Kryeministri është dashur ta përfaqësoj gjithë vendin por ai nuk po më përfaqëson as mua. Për besë nuk shkon kështu”, tha ai.

Për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet, numri një i AAK-së u shpreh se së shpejti do të mbahet një tjetër takim mes liderëve të koalicionit ku sipas tij do të jetë edhe kryeministri Hoti e që sipas tij do të diskutohet për problemet e koalicionit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment