Bota

Moska rindez gjakrat në Ballkan, i bën thirrje Serbisë për rebelim

Qarqet ruse kanë intensifikuar thirrjen e alarmit që u vu nga vizita urgjente në Ballkan e ministrit të jashtëm Serbej Lavrov pak kohë më parë. Shpresa e boshnjakëve, se Amerika do t’u japë atyre gjithçka që ata duan është iluzion, sepse Amerika ka një interes më të madh në Kosovë.
Featured image of article: Moska rindez gjakrat në Ballkan, i bën thirrje Serbisë për rebelim foto ilustruese

RUSI– Në median shtetërore ruse Sputnik,gjatë një edicioni për Ballkanin është publikuar një foto ku në thelb është harta e Serbisë e ndarë në mes nga NATO, ku shkruhet ”Amerika po përgatit një rikthim të bujshëm në Ballkan dhe do zgjedhë Sarajevën ose Prishtinën si pikë fillestare.”

Qarqet ruse kanë intensifikuar thirrjen e alarmit që u vu nga vizita urgjente në Ballkan e ministrit të jashtëm Serbej Lavrov pak kohë më parë.

Zoran Milivojeviç, një ish-diplomat serb,  thekson se Amerika nuk ka përparësi në Ballkan kur bëhet fjalë për Kosovën ose Bosnjë dhe Hercegovinën, sepse ata e shohin atë si pjesë të një pakete të vetme me qëllimin strategjik të Perëndimit për të përfshirë këtë pjesë të botës në sferën e saj të interesit. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara do të zgjidhnin BH pasi e shohin si më të lehtë për të shtrirë ndikimin e tyre në rajon.

Ndërkaq, një politiolog serb nga, një propogandues i zellshëm i Putinit, Andjelko Kozomara, është i bindur se nëse ky parashikim është i saktë përsa i takon ndikimit të perëndimit në BH, serbët e Bosnjës janë gati për luftë. Shpresa e boshnjakëve, shton ai, se Amerika do t’u japë atyre gjithçka që ata duan është iluzion, sepse Amerika ka një interes më të madh në Kosovë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Treguesit që administrata e Biden mund të synonte Bosnjën filluan kur Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit të SHBA, në një seancë dëgjimore mbi situatën e sigurisë në Evropën Juglindore, arriti në përfundimin se përfshirja e SHBA-së në rajon duhet të jetë më e fortë  për shkak të një Ballkani të paqëndrueshëm dhe konfliktual.

Treguesi i dytë ishte që ndikimi i NATO-s ishte i dobët dhe si faktori më serioz, ata përmendën ndikimin rus, i cili besojnë se Moska ushqen një dinamit politik siç është Republika Srpska.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment