Politike

‘Mos u tallni, po më fyeni’/ Debate mes socialistëve tek Ligjet për ‘mbrojtjen civile’, Fino voton kundër dhe ikën nga salla

  • Dy deputetët socialistë ‘shkulen’ së qeshuri, çfarë i treguan njëri-tjetrit (FOTO)
  • “E vërteta ju djeg, ke mendësi komuniste”, Alimadhi debat me Bushkën, ndërhyn Manja
  • Debate në Komisionin e Ligjeve ku u diskutua projektligji “Për mbrojtjen civile”. Bashkim Fino debatoi ashpër me Petro Koçin duke u larguar edhe nga salla.

    TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku edhe u diskutua projektligji “Për mbrojtjen civile”, ku të pranishëm ka qënë edhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.

    Debate janë zhvilluar nga radhët e socialistëve, mes Petro Koçit, Ulsi Manjës dhe deputetit Bashkim Fino. Ky i fundit ka votuar kundër ndryshimeve në nenin 41, pikë e cila u votua unanimisht nga deputetët e tjerë.

    Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.

    DEBATET NË KOMISION:

    Fino: Ju mund të kënaqeni por unë jo. Kjo pikë bie ndesh me ligjin e pushtetit vendor. Nuk mund t’i vendosi Ministria e Mbrojtjes Bashkisë këtë 8%, jo ta përdorë me vendim të këshillit. tani t’i thuash që fondi e kalon 8% më duket jo korrekte

    Manja: Jemi në diskutimin e ligjit për mbrojtjen civile dhe duhet propozim konkret. Nëse ka propozime bëjini por jo të mbërtheheni në diskutime. Kur të zbardhim ligjin duhet të jetë e qartë.

    Fino: Bëhu pak serioz tani, mos u tallni. Mos më fyeni. Ky është 4% tjetër.

    Koçi: Në rast se Bashkia nuk e harxhon fondin e përdor edhe vitin tjetër. Nëse nuk e bën bashkia, e bën Agjencia e Emergjencave.

    Andi Përmeti: Nëse mbaron fondi, atyre që u ndodh fatkeqsia çfarë ndodh nëse nuk e mbulon dot Bashkia. Marrim shëmbullin e tërmetit në Korçë.

    Koçi: Sot ndërtojmë në Floq shtëpinë e parë. Kështu që mundi është në përputhje me proporcion e ngjarjen.

    Ulsi Manja: Fjala “mund” nuk ka vlerë në ligj, kush jurist e ka bërë? Si është vlerësuar 8%.

    Fino: Jam i pakënaqur nga përgjigjia sepse kjo pikë bie ndesh me pushtetin vendor, nuk ia vendos Ministria e Mbrojtjes bashkisë këtë 8%.

    Shehu: Nëse vlera e kalon 8%, atëherë është evidente që duhet të ndërhyjmë ne, sepse Bashkia nuk ndërhyn dot më. Nuk ka kapacitet.

    (k.m/dosja.al)

    • 11:54

      Bashkim Fino ikën nga mbledhja, dy deputetët socialistë 'shkulen' së qeshuri, çfarë i treguan njëri-tjetrit (FOTO)

      Teksa deputeti Bashkim Fino debatonte lidhur me ndryshimet në ligjin “për mbrojtjen civile”, jo të gjithë e kishin mendjen.

      Dy deputetët socialistë Damian Gjiknuri dhe Adnor Shameti kanë gjetur kohën për t’i treguar mesazhe nga celulari njëri-tjetrit. 

      Adnor Shameti dhe Damian Gjiknuri

    Shto Koment