Aktualitet

“Mos u shqetësoni edhe nëse është krijuar në laborator, do dalë një më i fortë ta mundë”, pronari i ‘Spitalit Amerikan’ flet për koronavirusin dhe balancim forcash

I ftuar në emisionin "Opinion", Allajbeu tha se tashmë duhet diskutuar për mënyrën se si duhet luftuar dhe se dikush do krijojë një virus më të fortë e do ta mundë atë.
Featured image of article: “Mos u shqetësoni edhe nëse është krijuar në laborator, do dalë një më i fortë ta mundë”, pronari i ‘Spitalit Amerikan’ flet për koronavirusin dhe balancim forcash Klodian Allajbeu

TIRANË– Klodjan Allajbeu, pronari i “Spitalit Amerikan” është shprehur se nuk duhet të shqetësohemi nëse Covid-19 është krijuar nga një laborator apo ka ardhur nga kafsha. I ftuar në emisionin “Opinion”, Allajbeu tha se tashmë duhet diskutuar për mënyrën se si duhet luftuar dhe se dikush do krijojë një virus më të fortë e do ta mundë atë.

S’ka asnjë problem nëse e krijuan apo erdhi nga kafsha. Këtu bëhet fjalë për ta luftuar. Nuk duhet të shqetësohemi se si u krijua. Nëse ai që e ka krijuar, e ka krijuar, një tjetër do të krijojë një më të fortë dhe do ballancohen forcat. Jeta vazhdon,”– tha Allajbeu ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment