Showbiz

“Mos u ngopshi”, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu pas akuzave të Diana Ziut: Fitore me meritë…(FOTOT)

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje moderatorja Alketa Vejsiu, se në Festivalin e Këngës në RTSH, do të ketë meritokraci.
Featured image of article: “Mos u ngopshi”, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu pas akuzave të Diana Ziut: Fitore me meritë…(FOTOT) Diana Ziu, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka

TIRANË- Ditët e fundit në mediat rozë ka  bërë bujë reagimi i sinqertë e njëkohësisht i ashpër, i kompozitores së njohur Diana Ziu, e cila tregoi se kënga e saj nuk u pranua në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, si dhe u fol për ‘pazare’ të bëra për këngët pjesmarrëse, ku  supozohet që artistja fituese të jetë vendosur që tani. E bëhet fjalë për Elvana Gjatën, por megjithatë mbetet për  t’u parë.

E sipas saj  ajo që nuk ia ka pranuar këngën është regjizorja  e shumë përfolur, Vera Grbocka, ose ‘shoqja Vera’ si siç i drejtohej ndryshe me ironi kompozitorja.

Ndërkohë edhe pse rrjeti e mediat zienin me lajme për Grabockën dhe moderatoren Alketa Vejsiu, duke qenë se të dyja po organizojnë këtë festival, asnjëra nga të dyja nuk  doli me një reagim.

Megjithatë ditën e sotme përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje moderatorja Vejsiu.

Nuk  ka folur pikërisht  drejtuar kauzës që ngriti Diana Ziu por  teksa u është përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave ajo është shprehur se do të ketë me patjetër meritokraci.

Komentuesi: Të ketë meritokraci.

Alketa Vejsiu: Të siguroj për këtë.

Komentuesi: Presim të shikojmë korrektësi që besojmë se do të ketë sa të jetë në duart e tua.

Alketa Vejsiu: Patjetër, fitore me meritë.

Në një farë mënyre ky është një reagim që Alketa ka bërë kundër Ziut, në përgjigje të trasparencës që ka ky Festival.

A.C/Dosja.al

Një Koment në ““Mos u ngopshi”, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu pas akuzave të Diana Ziut: Fitore me meritë…(FOTOT)

  1. Tani qe Festivali ka vene shume "mish ne tave"… vijne ujqerit. Por ky eveniment duhet tu qendroje besnike bashkepunetoreve te cilet kane kontribuar per te ne cdo kohe, edhe ne kohet e veshtira kur sfondet dhe fondet ishin te zbehta.

Shto Koment