Politike

“Mos u bëni për të shkuar te 5-a”/ Gjuzi i ‘vërsûlet’ PS-së, paralajmëron Ramën: Ke edhe një vit e gjysmë kohë… (VD)

Gjuzi paralajmëroi kryeministrin se shqiptarët nuk do të votojnë më në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo paketë synon të dënojë fjalën e lirë dhe gazetarët.

Gjuzi paralajmëroi kryeministrin se shqiptarët nuk do të votojnë më në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk kemi ardhur për të bërë estradë jashtë parlamentit. Ju qeshni se jeni grabitës dhe vrasës dhe pasardhës të një partie kriminale. Le të thonë portalet ç’të duan për zonjën Spiropali. Aq më shumë nëse është mashkull. Ai që merret me bebet në bark, ai nuk është shqiptar. Edhe unë jam përfolur nga këto portale. Ju doni t’i regjistroni se doni t’i kontrolloni. Kryeministri nuk ka shans për të pasur mandat tjetër. Ne nuk ju vramë kurrë, ju falëm, sepse u konsiderojmë vëllezër. Ata do të marrim gjoba, ne do bëjmë amnisti sapo të vijmë në pushtet.  Ju jeni hajdutë, prandaj qeshni. Reformën në drejtësi e vonuan tre vjet, konservatorët e kishin paralajmëruar këtë, por sot nuk e vonon më. Zonja nënkryetare, doni të na mbyllni gojën, ne gojën nuk na e mbyllni dot. Kryeministri ta vë mendjen në mësim, sepse e ka rrezikun afër në konceptin juridik. Paketa anti-shpifje është paketa e ligjit “agjitacion dhe propagandë” për të dënuar gazetarët. Mos u bëni për të shkuar te 5-a, sepse do të bëheni gaz i botës. Një pjesë e juaja, ata do të kenë mendjen në mësim, ndryshe janë të rinj dhe do ta provojnë se  ky vend nuk të harron.  Kur ju vratë njerëz në 97, iku kontrabanda, jeni marrë me kontrabandë të Marlboros. Mos u merr me median. Ke edhe një vit e gjysmë kohë, hajde ta bëjmë qeverinë akademike”, u shpreh deputeti Gjuzi.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment