LIVE UPDATES
Insights

Mos shko or trim

10 Qershor 2019, 14:12 Nga DOSJA
Mos shko or trim

TIRANË- Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se një pjesë e militantëve fanatikë të partisë Socialiste nuk kanë për tu bindur kurrë juridikisht, duhet të jetë një festë për qytetarët normalë të këtij vendi, sepse në fund të fundit është një apel për normalitet dhe dialog.

Ky vendim është i barabartë me 1000 letra me titullin ‘kur do flasim’, ne rastin konkret ‘kur do flisni’. Edhe pse ky vendim në vetvete e zhvendosi aksin e përgjegjësisë më shumë tek mazhoranca se tek opozita, nëqoftëse je dashnor i dialogut nuk ka fare rëndësi në cilin pozicion ndodhet ky aks përgjegjësie:

Përgjegjësia bëhet zero kur ti ke vullnetin për t’u ulur dhe për të vënë bërrylat mbi tavolinë. Pra nëqoftëse ky vendim shikohet pa komplekse dhe pa paranoja, mund të jetë dobiprurës jo vetëm për njërën apo tjetrën palë të përfshirë në konflikt, po për të gjithë.

A, nëqoftëse je dashnor fake i dialogut, kjo është çështje tjetër.

Fatkeqësisht nuk u pa kështu nga Kryeministri, njerëzit e të cilit edhe pse indirekt e akuzojnë Presidentin për një veprim të ndërmarrë në emocion e sipër, u treguan vetë më emocionale se kurrë, duke reaguar më shumë si militantë partie se sa si shtetarë. Të jem i sinqertë, pavarësisht se cili mund të ishte reagimi final, nuk e prisja që Kryeministri të reagonte gjatë një takimi elektoral live, vetëm disa sekonda pasi Presidenti kishte bërë publik vendimin: mund të kishte pritur dhe shpjegimin e sotëm, ta përtypte disi më mirë këtë vendim e pastaj të fliste.

Gjatë  këtyre ditëve ka patur zëra në media dhe jashtë saj që janë shprehur se Presidenti e ndërmori këtë akt unik për të shpëtuar opozitën e cila po shkonte drejt dhunës: e rrjedhimisht dhe zëra të tjerë që Presidenti e bëri këtë akt si një apel të fundit për të mos shkuar drejt kaosit dhe destabilitetit.

Po ndërkohë, nuk kanë munguar dhe ato zëra, që e kanë parë këtë akt dhe si një përpjekje, le të themi edhe pse në thojza, për ta shpëtuar dhe vetë Ramën, nga aventura e zgjedhjeve monopartiake, tunelit të së cilës nuk i dihet kurrë fundi, qoftë për njërin qoftë për tjetrin.

Ndaj jam i bindur se Ramës, qoftë si individ, qoftë si Kryetar Partie, qoftë si Kryeministër, pas i këtij vendimi, nuk i hyjnë në punë as këshillat juridike, as ato politike: sepse dhe bërja nul e vendimit të Presidentit apo qoftë dhe retorika e shkarkimit të tij në Parlament apo krijimi për një javë a dy i Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm do e bëjnë akoma e më shumë qesharak, por do e fusë në një rreth vicioz atë personalisht, po fatkeqësisht dhe Shqipërinë, nga i cili ai së pari vetë nuk do të dalë dot edhe sikur të rri me dorën shtrirë nga mëngjesi deri në darkë:

Sepse tashmë aksi i përgjegjësisë më shumë se çdo herë ndodhet mbi të. Dhe ia vlen ta përsërisim ai shpëton nga kjo përgjegjësi e madhe publike e morale, qoftë dhe sikur për sy e faqe të hiqet si dashnor i dialogut dhe të ulet në tavolinën e dialogut qoftë dhe për disa minuta. Edi Rama mund të dalë nga ky qerthull vicioz pa dëgjuar asnjë këshillë; vetëm thjesht të arrijë të përqendrohet disa minuta për të parë një skeç të vjetër të estradës të Tiranës ‘Trimi’.

Me pak fjalë, në këtë skeç, pë rata që iu kujtohet si dhe ata që nuk iu kujtohet, tre pleq punësuan një djalë që e quante veten trim, të bënte punët, të shkonte të vinte nga qyteti në fshat: ia plotësuan të gjitha i dhanë shumëfish, madje dhe paradhënie. Por, trimi nuk u ngop asnjëherë dhe kur pa një derë misterioze, që pleqtë e dinin po të hyje ngelje brenda e nuk dilje, edhe pse pleqtë në korr i bënin thirrje ‘ mos shko or trim’. ‘mos shko or trim’, prej tahmasë, trimi e kaloi atë derë dhe ngeli brenda e nuk doli më.

Kolegu im Andi Bushati, dhe disa të tjerë, për shkak të një teorie tjetër në lidhje me këtë çështje, duke qenë të bindur ( ndoshta jo edhe pa të drejtë) se që dielli të shndrisë tamam një ditë, duhet që zullumi të shkojë deri në fund, jam i bindur që po lutet ‘Aman shko or trim…. Por, unë këtë herë do t’i bashkohem Presidentit të Republikës, që ka që të premtën që po i thotë Ramës me letrat mbi tavolinë dhe jo me revole poshtë brezit, në mënyrë të përsëritur: ‘Mos shko or trim’.

Marrë nga: Syri.net

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione andi bejtja edi rama ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale andi bejtja edi rama ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll
Insights 9 Qershor 2019, 12:05

Tregimi i së dielës (GALLATA)

GALLATA…(Tregimi i së dielës.)Duket çudi,por ja që atë vajzë të bukur perri e quanin Gallata. Sot fjala ka kuptimin e qyfyreve,humorit pa të keq,et...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën