Aktualitet

“Mos shko nesër në gjyq”, si e paralajmëroi Koço Buzo të shoqen para se ta vriste, viktima ishte diplomuar për infermieri por i shoqi e kishte mbyllur brenda

Mësohet se mbrëmjen e të mërkurës ai i kishte thënë Liljanës që të mos shkonte në seancën gjyqësore për të vijuar me divorcin e tyre, por ajo nuk ishte bindur.
Featured image of article: “Mos shko nesër në gjyq”, si e paralajmëroi Koço Buzo të shoqen para se ta vriste, viktima ishte diplomuar për infermieri por i shoqi e kishte mbyllur brenda Liljana Buzo dhe Koço Buzo dhe pamje nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

TIRANË– Koço Buzo, 58-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në derën e gjykatës e kishte paralajmëruar këtë të fundit, Liljanën që të mos shkonte në sallë.

Mësohet se mbrëmjen e të mërkurës ai i kishte thënë Liljanës që të mos shkonte në seancën gjyqësore për të vijuar me divorcin e tyre, por ajo nuk ishte bindur.

E shoqëruar nga të dy djemtë, Liljana shkoi në sallën e gjyqit pa e ditur që kur të dilte nga aty e priste vdekja. Sapo mbaroi seanca gjyqësore, Buzo mori kallashnikovin, thikën dhe i zuri protë Liljanës. Ai e preu me thikë dhe me pas e qëlloi me breshëri kallashnikovi.

Liljana Buzo u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Ndërsa autori u vu në pranga.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Viktima ishte kërcënuar edhe më herët nga 58-vjecari dhe madje ishte arratisur për tu fshehur në Tiranë larg tij, por të enjten nuk shpëtoi dot.

Liljana Buzo ishte diplomuar për infermieri dhe kishte punuar për disa vite në këtë profesion, deri sa u martua me mblesëri me 58-vjeçarin që i mori edhe jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment