Politike

‘Mos prisni që Vuçiç të njohë Kosovën”/ Rama bën thirrje për bashkim: Biem në gracka, duhet paqe për fëmijët tanë. Vendi nuk ndahet “mçeftas”, ku do e fuste Thaçi…në bagazh?

VIDEO
Kryeministri i vendi, Edi Rama ka bërë thirrje që shqiptarët të mos bien pre e teorive konspirative, duke përmendur edhe atë të shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë. 
Featured image of article: ‘Mos prisni që Vuçiç të njohë Kosovën”/ Rama bën thirrje për bashkim: Biem në gracka, duhet paqe për fëmijët tanë. Vendi nuk ndahet “mçeftas”, ku do e fuste Thaçi…në bagazh? Edi Rama

TIRANË– Kryeministri i vendi, Edi Rama ka bërë thirrje për bashkim kombëtar për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë. Rama ka bërë thirrje që shqiptarët të mos bien pre e teorive konspirative, duke përmendur edhe atë të shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë. 

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar rolin e dialogut, duke bërë thirrje për paqe në kuadër të të ardhmes së fëmijëve. Ndërsa homologu i Kosovës, Hoti bëri me dije se do të shkonte në SHBA për të vijuar dialogun, me ose pa presidetin Hashim Thaçi.

PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Për Ramën; a do ta përkrahni një iniciativë nga Kosova për paditje për genocid ndaj Serbisë? A keni folur me Vuçiç për Gjykatën Speciale? Për Hotin; a shkoni në SHBA pa Thaçin? Më 9 korrik ka protestë, a përkrahni idenë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Ne jemi një komb, një familje por jetojmë në dy shtëpi të ndryshme. Mesa unë di, një shtet nuk bën padi për një shtet tjetër. Në të gjitha rastet unë besoj se kjo që ka ndodhur me presidentin e Kosovës, nuk mundet të përballohet duke bërë sikur por intisifikojmë luftën me Serbinë. Bërja sikur duke filluar nga fletë-rrufetë për atë që ka ndodhur vetëm dobëson pozicionin e Kosovës. Nganjëherë në situata të tilla, aleatat më të mëdhenj janë ata që bëjnë sikur e luftojnë kundërshtarin më fort. Fqinjin nuk e zgjedh, e ke aty. Kur zgjedh të lësh armët, duhet të vësh paqe jo për fqinjin por për fëmijët e tu. Në një proces si ky duhet bërë pyetja sot se çfarë duhet të presim ne. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më mirë sesa në gjithë historinë e tyre, sa më shumë sfida e paqes komplikohet aq më shumë shohim të prevalojnë instiktet e vjetra. Nuk ka problem të jemi të ndarë reformën Zgjedhore, apo administrimin e pandemisë por nuk mund të jemi të ndarë për interesin strategjik. Nuk mund të jemi të përçarë për njohje përfundimtare. Presim që presidenti i Serbisë të njohë Kosovën? Mos i pritni këto.Nuk kanë për të ndodhur kurrë. Është shah, jo boks. E kemi të lehtë të biem në gracka fare banale siç është edhe gracka e një grupi që është angazhuar për ta ndarë Kosovën, jo nga jashtë por nga brenda. U gjetën armiqtë dhe u ndërtua historia. Kjo është tallja më e madhe që mund të bëhet me popullin por mbi të gjitha me fëmijët e Kosovës. Si u ndaka Kosova “mçeftas”? Një grup njerëzish me në krye Hashim Thaçin do ta ndanin Kosovën, ku do ta çonin në shtëpi, apo do ta fusnin në bagazh të makinës siç doli edhe lajmi për Behxhet Pacollin? Do ta sillnin në Kuvend. Do të duhet ta kalonin me referendum. Por teoria e konspiracionit na ka bërë shumë dëme në histori. Mund të na bëjë një dëm shumë të madh sot. Kemi dy çështje të mëdha; domosdoshmëria që drejtësia ndërkombëtare të mos deformohet duke u kthyer në padrejtësi kombëtare dhe që në këtë proces kombësie të vihet në fokus që Kosova i ka qënduar strikt të gjitha angazhimeve për drejtësi dhe dialogu. Serbia ka interes që të mos ketë dialog dhe konflikti të mos zgjidhej. Kush është i intersuar që Kosova të jetë e njohur dhe e panjohur? Serbia! Kushdo që nxit historitë e konspiracionit me Facebook, thjesht bën ha bukën e *si kujtohet shprehja. Hë more Qemal se t’i i di këto shprehje. Ha bukën e shpisë dhe bën duvanë e kojshisë.

Hoti: Dialogu nuk ka alternativë. Sa herë të ftohem do të shkoj për të përfaqësuar Kosovën. E drejta për protestë është por duhen respektuar obligimet ndërkombëtare. Organet e rendit e nisin një çështje, nuk është e udhës që t’i pnegojmë.

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës së përbashkët që kryeministri Edi Rama pati me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti ka ardhur sot në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit, e cila vjen menjëherë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Dosja.al ka zbardhur axhendën e kryeministrit të Kosovës, i cili mësohet se do të zhvillojë takime me  Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment