Aktualitet

‘Mos nxirrni informacione konfidenciale!’/ Zbulohet çfarë përmban Kodi Etik për gjyqtarët: E ndaluar të shprehni bindje politike, zyra të përdoret vetëm për punë (E PLOTË)

Të gjithë duhet që të mbajnë një veshje etike si gjatë orarit të punës edhe jashtë saj, dh të qëndrojnë larg debateve politike, duke i fshehur bindjet e tyre. Gjyqtarëve u kërkohet që të mos ndikohen nga kritikat që mund të ketë nga mediat apo nga opinioni publik për vendime të ndryshme që marrin.
Featured image of article: ‘Mos nxirrni informacione konfidenciale!’/ Zbulohet çfarë përmban Kodi Etik për gjyqtarët: E ndaluar të shprehni bindje politike, zyra të përdoret vetëm për punë (E PLOTË) Foto ilustruese

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar kodin e etikës për të gjithë magjistratët që mbajnë veshur pelerinën e zezë. Në kodin e publikuar, KLGJ u kërkon gjyqtarëve që të mos pranojnë dhurata, madje të ‘privuar’ janë edhe familjarët e tyre.

Të gjithë duhet që të mbajnë një veshje etike si gjatë orarit të punës edhe jashtë saj, dh të qëndrojnë larg debateve politike, duke i fshehur bindjet e tyre. Gjyqtarëve u kërkohet që të mos ndikohen nga kritikat që mund të ketë nga mediat apo nga opinioni publik për vendime të ndryshme që marrin.

Për herë të parë, Kodi i Etikës sanksionon detyrimin që gjyqtarët të zhvillojnë seanca publike dhe vendimet e tyre, ti sanksionojnë në një gjuhë të kuptueshme për publikun, duke i kërkuar që të mos cënojnë besimin publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Madje shtohet se zyra e gjyqtarëve nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, përveç punës, dhe reptësisht kërkohet që të mos nxjerrin informacione konfidenciale.

Lexo të plotë dokumentin këtu

(k.m/dosja.al)

Shto Koment