Politike

“Mos na tundni gishtin, jemi bërë bajga nga ju, jam interuar që 4 vjeç”/ Hyseni i kthehet Alimadhit: Fjalët e mia nuk mund t’i transformosh, historia nuk bëhet nga humbësit

VIDEO
Alimadhi ka treguar se është internuar që në moshën 4-vjeçare dhe se ka vuajtur gjatë sistemit komunist.
Featured image of article: “Mos na tundni gishtin, jemi bërë bajga nga ju, jam interuar që 4 vjeç”/ Hyseni i kthehet Alimadhit: Fjalët e mia nuk mund t’i transformosh, historia nuk bëhet nga humbësit Alket Hyseni dhe Adreatik Alimadhi

TIRANË- Debate në Kuvend mes deputetëve Adriatik Alimadhi dhe Alket Hyseni, për ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”. 

Alimadhi i ka theksuar Hysenit që të mos i tundë gushtin, se ka para një të internuar që ka vuajtur gjatë viteteve të komunizimit. Ndërsa Hyseni i tha që të mos deformojë fjalët e tij.


Debati: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Adriatik Alimadhi: Kisha vetëm një mendim, ne jemi vetëm shqiptarë. Unë me zotin Hyseni debatoj për procedurë. Ne nuk kemi nevojë të na drejtoni gishtin. Na therrët atëherë kur kishit çdo gjë në dorë. Mua që më shikoni këtu, më kanë internuar komunistët, në moshën 4-vjeçare. Si mund të më tundë mua gishtin Alket Hyseni? Ne jemi bërë bajga nga ju. Po mirë mo po kërkojmë një histori për këtë vend pastaj na tundni gishtin.

Alket Hyseni: Fjalët e mia nuk mund t’i transformosh. Unë kam bërë ndarje të atyre që kanë vuajtur në burgje, dhe në kampe, qoftë edhe ata nuk mundën të kishin një jetesë normale. Thashë që ndaj këtyre të ketë një dëmshpërblim për këta persona. Ne kërkojmë që të japim dëmshpërblimet, kësetet e fundit.  Nga ana tjetër, unë s’tregoja askënd, këtu ka vetëm përfaqësues të kolaboracionistëve. Historia nuk bëhet nga humbësit. Rëndësi ka që të vish në kahun e duhur të historisë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment