Politike

“Mos mi ngre supet, kush ta ka kafshuar gjuhën?!”/ Tenderi 23 mln euro për uniformat, DEBAT mes Murrizit dhe Lleshajt, “kapen” në Kuvend, ministri: S’merrem me këto gjëra!

VIDEO
Në fjalën e tij në Kuvend, Myslim Murrizi foli për një tender të dhënë nga Ministria, që jepte 23 milionë euro për uniformat e efektivëve, duke kërkuar nga SPAK hetime për rastin. Akuzave të deputetit Murrizi iu përgjigj vetë ministri Lleshaj, i cili u shpreh se do zgjidhte të mos komentonte asgjë pasi nuk kishte firmë në asnjë tender të dhënë, duke i kërkuar që t'i adresohet Prokurorisë për të gjitha dyshimet që ka.

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj janë përplasur sot në Kuvend për tenderat e dhënë nga Ministria. Në fjalën e tij në Kuvend, Murrizi foli për një tender të dhënë nga Ministria, që jepte 23 milionë euro për uniformat e efektivëve, duke kërkuar nga SPAK hetime për rastin.

Akuzave të deputetit Murrizi iu përgjigj vetë ministri Lleshaj, i cili u shpreh se do zgjidhte të mos komentonte asgjë pasi nuk kishte firmë në asnjë tender të dhënë, duke i kërkuar që t’i adresohet Prokurorisë për të gjitha dyshimet që ka. Nuk mungoi as replika nga Murrizi, i cili me ironi u shpreh se me paratë në Ministrinë e Lleshajt, merrej dikush tjetër (pa përmendur emrin) por shtoi se për shkak të rolit të tij, për t’u marrë në pyetje do të thirrej në hetuesi edhe vetë ministri.

DEBATI NË KUVEND:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lleshaj: Z. Murrizi, po të ishit mjaftuar me pjesën e dytë të fjalës suaj, do të isha dakord edhe unë që me çështjet të cilat ju adresoni, duhet të merren ata që kanë profesion të merren, që janë prokurorët. Ju vendosët që fillimisht ta bëni prokurorin vetë, pastaj të kërkoni ndërhyrjen e Prokurorisë. Unë po ju them diçka, fare të thjesht, të gjitha ato gjëra që ju cituat këtu, nuk i komentoj për arsye se nuk i di, sepse unë nuk merrem me asnjë shifër, me asnjë tender, me asnjë firmë, me asnjë sozi, me asnjë gjë me të cilat ju merreni dhe është zgjedhja juaj që të merreni me këto gjëra. Por do t’ju ftoja fare thjesht, mos i bëni ftesë Prokurorisë, ftesë publike, retorike, politike, por në qoftë se nuk e dini, jua tregoj unë adresën e Prokurorisë!Shkoni trokisni atje, ҫojini ato gjëra që keni, sepse i bëni shërbim publikut nëse besoni që janë të vërteta, dhe kështu zgjidhet puna. Trokisni tek dera e Prokurorisë dhe lërini ata ta bëjnë prokurorin mos e bëni ju, se kam frikë se mos gaboni. Unë refuzoj të merrem me këtë dhe sfidoj këdo që i thotë vetes shqiptar, që të mundohet të gjejë qoftë edhe një nanogram lidhje midis atyre pisllëqeve, që përmendni me figurën time si Ministër i Brendshëm. Nuk mund të ketë kurrë në botë një lidhje dhe për këtë ju sfidoj të trokisni në Prokurori. Në qoftë se doni të bëni ose të konsumoni politikë tradicionale, bajate, jepini, jeni i mirëpritur t’i jepni dhe gëzojeni atë. Faleminderit!

Murrizi: “Zoti Lleshi, nuk vi nga rruga, se kam frike prokurorinë…Të garantoj që do t’i çoj në SPAK. E di që s’të pyesin për tenderat. E di shume mire se kush është shefi i tenderave në ministrinë tënde. Ty nuk e di kush ta kafshuar gjuhen. Flasin shumë që ti je ne gjumë kur vinë paratë në ministri. Mos mi ngre supet po të kem ndonjë gjë konkrete me ty s’më dridhen leqet e këmbës fare me ta thënë në kokërr të syve. Megjithatë do të thirresh edhe ti në SPAK se je titullar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment