Politike

‘Mos mendo për vete’/ Rama sqaron komentuesin: Atë që e bëmë ne, të tjerët e bënë shumë pas, këtu vijnë pyetjet pip-pip

VIDEO
Rama tha se në Shqipëri do të futen të gjithë rezidentët por do të karantinohen në një hotel për 14 ditë dhe shpenzimet do t'i paguajnë vetë.
Featured image of article: ‘Mos mendo për vete’/ Rama sqaron komentuesin: Atë që e bëmë ne, të tjerët e bënë shumë pas, këtu vijnë pyetjet pip-pip Kryeministri, Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live tha se qeveria që ai drejton nuk do të lërë vetëm asnjë qytetar, duke i kërkuar që të mos i dëgjojnë akuzat e opozitës. Rama tha se në Shqipëri do të futen të gjithë rezidentët por do të karantinohen në një hotel për 14 ditë dhe shpenzimet do t’i paguajnë vetë.

“S’do të lemë vetëm askënd. Por në nevojë sot është edhe qeveria shqiptare për të përballuar dallgët e mëdha që ka sjellë kjo luftë duke kërcënuar qëndrueshmërinë e shtëpisë sonë. Do e përballojmë bashkarisht me disiplinë dhe krenari të të qënit shqiptar, një atdhe e një familje. Këtu kam shumë pyetje, që u bënë pasi u anoncua emisioni. Kemi edhe pyetje të tjera. Po ata që janë në dogana? U thashë edhe njëherë s’kanë pse të vinë fare në dogana, këtë luftë se solla unë. Janë 19 automjete të rezidentëve në Greqi, pse kanë ardhur? Nuk është e mundur, është e pamundur. Ata që kanë urgjencë duhet të përgatitet për 14 ditë karantinë me paratë e tij në një hotel pranë kufirit. S’është shpikje e jona. Dikush që vjen hap telashe këtu. Ua servire thotë ky pyetjet gati? Pyetjet nuk janë gati, janë këtu, vjen pip-pip. Mos e hap gojën, mos mendo për vete? Atë që e bëmë ne, të tjerët e bënë shumë pas nesh. Ju bëj thirrje mos shihni ata që dalin në tv, e thonë për miliarda këtu dhe atje, cash se nuk ndodh kështu. Përsëri një kërkesë, lër një traget dhe avion. Jo, nuk ka as avionë as tragetë për t’u kthyer në shtëpi. S’ka as çadra nëpër dogana se s’ka halle për popullin. Për biznesin tjetër që do të kalojnë,”-tha Rama. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një videomesazhi në rrjetet sociale, ku njoftoi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Nesër do të shpërndahen 9500 pagat e para të luftës, ndërsa deri në fund të javës totali me 60, 442 paga. Nga nesër fasha e lëvizjes shtyhet me 90 minuta, duke shkuar kështu në 14:30 orari i mbylljes. Burg për ata që marrin në makinë pensionistë, familjarë e miq. Edhe pazaret nga nesër mund të bëhen me makinë private.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment