Showbiz

‘Mos lejo të ndikojë se do jetë e dhimbshme”, si e përshkruan Kejsi ndarjen me Stresin (Foto)

Duhet të mësosh që të mos lejosh që gjithçka e vogël të ndikojë tek ti, përndryshe do të ishte diçka e dhimbshme për të gjithë, shkruan Kejsi për lidhjet në distancë.
Featured image of article: ‘Mos lejo të ndikojë se do jetë e dhimbshme”, si e përshkruan Kejsi ndarjen me Stresin (Foto) Kejsi

TIRANË-  Këngëtari i njohur shqiptar, Stresi i dha fund lidhjes me Keisin, ndërsa që prej pas asaj kohe, dyshja çon mesazhe ironi kndrejt njëri-tjetrit, si dhe bëjnë statuse thumbuese.

Ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të qartë që prej ndarjes, por në njëfarë mënyrë Stresi tregoi se faji qëndron tek ai pasi është pak mistrec, gjatë një inetrviste në emisionin e pasdites në TopChannel.

Mediat rozë gjithmonë spekulojnë, nuk është e vërtetë ajo çfarë flitet në media. Jemi në një menopauzë të vogël”- u shpreh reperi, duke na lënë të besojmë se ata do të rikthehen sërish.

Çdo lëvizje e Kejsit apo Stresit tërheq shumë vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë. Kështu ka bërë edhe sëfundmi teksa përmes disa postimeve  në Instastory, Kejsi iu ka kthyer përgjigje disa ndjekësve.

Mes shumë prej tyre një fanse i ka kërkuar Kejsin një këshillë rreth lidhjes në distancë.

“Ndonjë këshillë për lidhjet në distancë? Jam në një të tillë dhe është shumë e vështirë.”- shkruan fnasja.

E ndërsa Keisi i është përgjigjur: Duhet të mësosh që të mos lejosh që gjithçka e vogël të ndikojë tek ti, përndryshe do të ishte diçka e dhimbshme për të gjithë.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment